Lojërat Olimpike në Tokio, Rama me ekipin pjesëmarrës, i dorëzon flamurin Luiza Gegës e Briken Çaljas: Program për sportin në mandatin e 3

Kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë në ceremoninë para nisjes së misionit sportiv të Shqipërisë në Lojërat Olimpike që do të mbahet në Tokio. Nga Pallati i Brigadave Rama deklaroi se fokus në mandatin e tretë të kësaj qeverisje është një program specifik për sportin dhe krijimin e lëvizjes olimpike.

Teksa vlerësoi zgjedhjen e Fidel Yllit në krye të Komisionit Olimpik, Rama theksoi se ka ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. 

"Është viti i Olimpiadës dhe patjetër është një emocion i veçantë për pjesëmarrësit. Siç e ka thënë dhe krijuesi i Lojërave Olimpike, më e rëndësishmja është të marrësh pjesë. Më vjen mirë që në këtë vigjilje jo të lehtë të Olimpiadës së Tokios, për shkak të situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e pandemisë, është bërë një përgatitje ndjeshëm më e mirë se sa çdo herë tjetër. Kjo i dedikohet kryetarit të Komitetit Olipmik, i cili e jeton sportin me një pasion dhe ambicie që e ka karakterizuar në moshë të re, ku ishte kampion kombëtar për vite të tëra. Më vjen mirë që kemi pasur mundësinë të jemi pranë Komitetet Olimpik dhe pranë këtyre sportistëve me aq sa kemi mundur dhe falë përfshirjes së drejtpërdrejtë të Bashkisë së Tiranës, është bërë e mundur një trajtim dinjitoz i të gjithë anëtarëve të këtij misioni. Edhe pse nuk diskutohet se e mira s’ka fund. Kemi plotë gjëra për të përmirësuar. Dua të them se e kam pritur me shumë kënaqësi lajmin e zgjedhjes së Fidelit si kryetar i Komitetit Olimpik, pasi nuk kemi arritur dot për vite të tëra që ta motivojmë komitetin për të qenë në lartësinë e vetë", tha Rama.

Kryeministri theksoi se pas misionit olimpik në Tokio, bashkë me komitetin olimpik do të hartojnë programin e përbashkët lidhur me sportin.

"Smund të ketë lëvizje olimpike pa një ndërthurje të të gjithë energjive. Jemi munduar që kjo lëvizje të hyjë në një fazë të re dhe fillojë në shkolla një lëvizje e organizuar. Pas misionit olimpik në tokio do ulemi bashkë me komitetin për të hartuar një program të përbashkët për të shpjeguar programin tonë të ri të lidhur me sportin dhe prioritetin e prioritteve që është sporti për gjimnazet dhe universitetet. Kemi hartuar programin tonë për sportin. Uroj që bashkëpunimi me japoninë dhe ura e komunikimit që kemi ngritur të forcohet edhe falë këtij misioni. Sido që të jetë rezultati nëse ju bëni gjithçka mundeni e keni kryer detyrën", shtoi kryeministri.

Në fund të ceremonisë kryeministri i dha Briken Çaljas dhe Luiza Gegës sot flamurin kuqezi, ndërsa më pas u shoqërua edhe me himnin kombëtar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale