Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Presheva, si dhe me rektorë e përfaqësues të universiteteve.

Në mbyllje të fjalimit të tij pasi foli për arsimin e identitetin kulturor, kreu i qeverisë mori duartrokitje nga salla. Teksa shprehu mirënjohje Rama dha dhe një koment në lidhje me vazhdën e protestave në Shqipëri.

“Sot është një kohë pak e veçantë sepse ata që duan të trokasin tremben nga ata që gjuajnë me gurë, ata që duan të flasin tremben nga ata që nuk të flasin, e për shkak të një kohe që është kalimtare sigurisht, duartrokitjet janë më të mirëpritura se zakonisht”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Dita e Alfabetit, Rama takim me të rinjtë në Manastir! Kryeministri propozon bibliotekë dixhitale Shqipëri-Kosovë (VIDEO)