Rama me të rinjtë në Shkodër: Mesazh Brukselit me 11 Maj! Pavarësuam drejtësinë, të tjerët nuk hynin në parlament! Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’

Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se me 11 Maj shqiptarët duhet të shohin përtej të majtës e të djathtës, por t’i japin një mesazh të qartë Brukselit: Shqipërinë në BE. Kreu i qeverisë përsëriti se mundësia e vendit për të hyrë në Union është tashmë reale.

“Prandaj është e rëndësishme që më 11 Maj, të gjitha ata që merren me negociatat të vazhdojnë punën të patrazuar dhe ajo që del nga kutitë e votimit të jetë një mesazh kompakt i shqiptarëve përtej të majtës e të djathtës dhe mesazh këmbëngulës për Brukselin që duam Shqipërinë një orë e më parë në BE. Besoj se kështu do të ndodhë.”, tha Rama.

Kreu i qeverisë rikujtoi se ishte PS ajo që bëri reformën në drejtësi, duke i hyrë detit me këmbë dhe duke e votuar ndërsa të tjerët refuzonin që të hynin në parlament.

“Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik.", u shpreh Rama. 

Ai ironizoi edhe kërcënimet e Berishës se do të shkrijë SPAK, teksa tha se e vetmja gjë që do të bëjë është të shkrijë ‘Noc Rrokun’. Nuk kurseu as ironinë për programin e PD, teksa e cilësoi si një program me ‘qofte, pica dhe tavë dheu’.

“ Ja ku e keni bufin e kënetës që thotë me 11 Maj, do të fitojmë, më 12 Maj do të shkrijmë SPAK. Do të shkrijë Noc Rrokun se ky është edhe qyteti i Noc Rrokut.”, tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Rama ironizon opozitën: Program me qofte, pica e tava dheu! S’e bo vaki fiton këneta në Shkodër se...

Kryeministri Edi Rama, ironizoi programin e Partisë Demokratike, duke e cilësuar si një program me ‘qofte e pica’. Me ironi, ai tha se nëse do të fitojë, Shkodra do të mbushet me këto ushqime. 

‘Edhe për atë programin me qofte e pica, me llojet e tavave të dheut, që në 12 Maj do të shtrohen në të gjitha rrugët e Shqipërisë, do të mbushet Shkodra, i thashë Benetit se duhet me pastruar trotuaret se bo vaki fiton këneta, dhe do mbushen trotuaret me tava dheu, krap, ngjala, vezë e qofte.”, tha Rama.  

Ora 17:58
‘Luli këndonte çdo natë himnin...’, Rama për kërcënimet e Berishës ndaj SPAK: Do shkrijë ‘Noc Rrokun’ 

Kryeministri Edi Rama, nga Shkodra ku po mban një takim me të rinjtë, nuk kurseu ironinë për Sali Berishën, i cili ka thënë se do të shkrijë SPAK nëse do të fitojë më 11 Maj. 

Sipas kreut të qeverisë, Berisha do të shkrijë ‘Noc Rrokun’. 

“Në 2007 kemi kërkuar një pakt kombëtar për drejtësinë. Në 2009, më pas në 2013 e kemi pasur në program. Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard. Luli këndonte çdo natë himnin, asnjëherë nuk dorëzohet. Gjithmonë i ka fituar të gjitha. Ne e bëmë këtë, sot jemi ne garantët, por që nesër që garancia të jetë aty, ne duhet të jemi në BE. Ja ku e keni bufin e kënetës që thotë me 11 Maj, do të fitojmë, më 12 Maj do të shkrijmë SPAK. Do të shkrijë Noc Rrokun se ky është edhe qyteti i Noc Rrokut.”, tha Rama. 

Ora 17:54
‘I hymë detit me këmbë’, Rama: Pavarësuam drejtësinë nga pushteti politik, të tjerët nuk hynin në parlament kur u votua reforma

Kryeministri Edi Rama, në takimin me të rinjtë në Shkodër, përmendi edhe njëherë se PS ia dorëzoi shpatën e drejtësisë pushtetit gjyqësor. Kreu i qeverisë tha se partia e tij ndërmori një sprovë të egër dhe realizoi reformën në drejtësi, në një kohë kur të tjerët nuk hynin as në parlament. 
 

“Por kjo mund të mbarojë. Mund të kthehet mbrapsht. Sot jemi ne këtu, unë dhe ju që jemi garant që kjo do të jetë kështu. Ne kemi pushtetin, kemi bërë dorëzimin e shpatës së ndëshkimit që normalisht është në duart e drejtësisë, jo të pushtetit politik, por që faktikisht ishte te zyra ime para se të isha unë aty ishte te zyra e atij para meje deri në 1912 nga qeveritë e para, te mbreti, diktatori, drejtësia ishte nën urdhrat e pushtetit politik. Bënte punët e veta kur nuk kishte lidhje me pushtetin politik. Altin Dumanin e njihni të gjithë por nuk është 22-vjeç. Mund të ketë 20 vjet që është Prokuror. E kishit dëgjuar përpara? Kishit parë përpara që ndonjë ministër apo person me pushtet që hynë e dalin në Tv të shkonte e të jepte llogari në Prokurori, të dënohej në gjykatë apo të arratisej. As prindërit, gjyshërit tuaj nuk kishin parë. Ka pasur vetëm njerëz të dënuar nga i pari i qeverisë. PS vendosi t’u hyjë detit në këmbë dhe të marrim përsipër sprovën më të egër që të pavarësojmë drejtësinë nga pushteti politik. Në 2007 kemi kërkuar një pakt kombëtar për drejtësinë. Në 2009, më pas në 2013 e kemi pasur në program. Kur u bë reforma të tjerët nuk donin të futeshin në sallën e parlamentit, u ngujuan me Lulin në bulevard. ", u shpreh Rama. 

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Palestinezët në Gazë shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim

Palestinezët në Gazë shënojnë Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë të pambarim