Rama takim me vajzat dhe gratë në Fier: Këtu nuk e diskutojmë rezultatin! Në 14 maj angazhohemi që Shqipëria të mos kthehet mbrapa

“Fieri është kryeqyteti i socialistëve, nuk e diskutojmë rezultatin këtu”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Fierit, ku bëri thirrje që të ketë një angazhim akoma më të madh për zgjedhjet e 14 majit në mënyrë që kjo bashki të thellojë bashkëpunimin me qeverinë.

“Nuk kemi ardhur këtu të diskutojmë rezultatin. Mund të diskutojmë për fuqinë e shembullit të PS-së, për të treguar që ne nuk kemi arritur asnjë kufi maksimal në rezultatet tona. Për të treguar që me fuqinë e organizimit dhe me fuqinë ekstra të grave dhetë vajzave, PS mund të garantojë fitore që nuk i ka arritur kurrë më parë. Bashkëpunimi mes qeverisë dhe bashkisë së Fierit është e garantuar dhe ne do vazhdojmë ta mbështesim Fierin me të gjitha forcat. Që ky bashkëpunim të thellohet dhe që Fieri të rritet në të gjitha aspektet. Për familjet këtu në Fier kemi nevojë që në 14 maj të tregojmë forcë të madhe të angazhimit tonë që Shqipëria që sot është diçka krejt tjetër në sytë e botës, të vazhdojë të jetë më e respektuar në sytë e botës dhe të mos kthehet mbrapa në secilën bashki”- u shpreh Rama.

Rama nuk i kurseu akuzat për kandidatët e koalicionit Meta-Berisha duke thënë se fakti që kanë pranuar të jenë kandidatë të këtij koalicioni do të thotë se janë të parespektueshëm dhe si të tillë nuk duhet të votohen. Ai tha se PS synon të vazhdojë në rrugën e transformimit urban dhe ekonomik me rritjen e pagave dhe të ardhurave për frymë.

“Sot transformimi urban në Fier është njëra anë ndërsa transformimi ekonomik është ana tjetër. Jemi ende në rrugë, duhet të shkojmë vetëm përpara. Nëse të ardhurat për frymë i kemi dyfishuar në 6400 euro, nëse kemi arritur ta dyfishojmë pagën minimale, nëse kemi arritur të ngrejmë pagat siç po bëjmë me dyfishimin e pagës mesatare deri në vijim të vitit tjetër. Pa e çuar pagën minimale në 600 mijë lekë dhe pa i çuar të ardhurat në 10 mijë euro për frymë ne nuk i kemi çuar gjërat deri në fund”- përfundoi Rama.

Armando Subashi është kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Fierit në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit. Subashi rikandidon në këtë bashki për të fituar një mandat të tretë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mondi: 25/04/2023 19:23

    Figures se gruas po i jepet mbeshtetja e duhur

    Përgjigju
  • Klea: 25/04/2023 18:57

    Cdo fitore e keni te merituar

    Përgjigju
  • Goni: 25/04/2023 18:57

    Me 14 maj e djme se ju do e meritoni fitoren

    Përgjigju
  • Eni: 25/04/2023 18:56

    Sa mire qe i mbeshtesni gocat dhe vajzat

    Përgjigju
  • Deani: 25/04/2023 18:44

    Fitorja eshte e sigurte,se jeni e vetmja qeveri qe po punoni kaq shume

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë