Rama takim online me Vuçiç dhe Zaev për Shengenin Ballkanik, Kosova s'ka konfirmuar pjesëmarrjen
Edi Rama, Aleksander Vucic dhe Zoran Zaev
Kryeministri Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Zoran Zaev do të bëjnë hapin e radhës për të çuar përparë iniciativën e Shengenit Ballkanit. Ata do të zhvillojnë një diskutim online ditën e premte në 30 tetor 2020.
Takimi do të jetë i ngjashëm me ato të zhvilluara në Nish, Tiranë apo Ohër. Ende e pakonfirmuar është pjesëmarrja e Kosovës, të cilës pritet t'i dërgohet një ftesë për të qënë pjesë e Mini-Shengenit. Këtë ftesë e ka konfirmuar me herët edhe kryeministri Zaev gjatë vizitës së Kryeministrit Hoti në Shkup, ku u tha se:
“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.
“Kjo do t’i ndihmojë fillimisht qytetarëve për implementimin e katër lirive në Ballkanin Perëndimor siç janë në shtetet e BE-së”.
Në këtë konferencë Zaev konfirmoi pjesëmarrjen e Vuçiç, ndërsa burime për Report Tv konfirmojnë takimin si edhe pjesë marrjen e Kryeministrit Rama.
Kujtojmë se një prej pikave të marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdulla Hoti në Shtëpinë e Bardhë është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.
Gjatë vizitës në Shkup, homologu Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ia përsëriti ftesën kryeministri Hoti, kur tha se Kosova duhet të afrohet me iniciativën rajonale të Shengenit Ballkanik me qëllim që të jetë prioritet për rajonin, pa dallim të çështjeve të hapura politike.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.9%
-
Korrupsion
82.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1887
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria serbe mbështet kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
20 Shtator, 19:55
-
Paga në dorë/ 'E papranueshme, do marrim masa të forta!' Rama apel punonjësve: Denonconi pronarët që nuk ju deklarojnë pagën
20 Shtator, 19:32
-
‘Ma solle kafen si diversant’, Rama batuta me studentin në Elbasan: Mos je nga Gjirokastra ti?
20 Shtator, 19:05
-
FOTO/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Bajram Abdiu’ në Bicaj të Kukësit
20 Shtator, 14:49
-
Vuçiç: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-në
20 Shtator, 13:37
-
'Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia', Rama intervistë për ‘La7’: Meloni një person shumë real
20 Shtator, 09:51
-
Unaza e Madhe, realizohen mbi 70% e punimeve në urën mbi lumin e Tiranës
20 Shtator, 08:54
-
Revista ‘Travel and Tour World’: Shqipëria moment historik të ri në sektorin e turizmit
20 Shtator, 08:04
-
Demush Shasha: Numërimi mbrapsht i Vuçiçit
19 Shtator, 22:09
-
Bruksel/ Von der Leyen pret liderët e Ballkanit Perëndimor: Të gjashtë vendet i përkasin Evropës! Rama e Kurti krah njëri tjetrit në foton familjare
19 Shtator, 14:37
-
Ngrihet Komitet i Përbashkët Konsultativ për integrimin në BE! Rama në Bruksel: Po avokojmë të kemi ekipin tonë në Parlamentin Europian
19 Shtator, 09:03
-
FOTOT/ Ja si duket pas rikonstruktimit shkolla ‘Muhamet Hasmuja’ në Malësi të Madhe
19 Shtator, 08:53
Rama kinse u zemrua nga serbia, por prap doli bloffffff
PërgjigjuSinqerisht ishte e njëjta që m'u kujtua.