Kryeministri i vendit, Edi Rama është takuar sot me anëtarët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare.

Ky takim ka zgjatur për rreth 3 orë dhe në tryezën e bisedimeve kanë qenë deputetët, me të cilët është diskutuar për çështjet e sigurisë kombëtare në kuadër të çeljes së Parlamentit javën e ardhshme.

Takimi është realizuar në kryeministri dhe ai nisi që nga ora 19:00 duke zgjatur për rreth 3 orë.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)