TIRANË- Vizita e kryeministrit Edi Rama në Francë erdhi me ftesë të vetë presidentit Emmanuel Macron, në të cilën u diskutuan për investimet e rëndësishme që Franca do të bëjë në Shqipëri, por edhe për zhvillimet në rajon.
Ndalur këtu, ku fokusi është pikërisht dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, Rama e bëri të qartë që ai nuk do të jetë në rolin e ndërmjetësuesit. Kjo sepse sipas Ramës, ai është palë e përfshirë në këtë proces, e ndërsa tha se kjo u takon autoriteteve të Kosovës, që padyshim do të kenë mbështetjen e qeverisë së Shqipërisë. “Qasja për të arritur te qëllimi mund të jetë i ndryshëm, por qëllimi është i njëjtë”, tha Rama referuar 2 qeverive, asaj shqiptare dhe kosovare.
Nga ana tjetër, Rama zbuloi investimet e Francës në vendin tonë që nga projekti për ujësjellësin e Durrësit, për të pasur ujë 24 orë apo edhe investimin në Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta. Në fokus të bisedës së tyre, ka qenë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, për të cilën Rama ripërsëriti se vendi ynë i ka bërë të gjitha “detyrat e shtëpisë” dhe se gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së
Kujtojmë se takimi i fundit i kryeministrit Rama në Francë daton më 15 maj të vitit 2018-ë.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ai nuk do të jetë ndërmjetësues i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme. Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”, tha Rama.
Rama është ndalur të flasë edhe për procesin e integrimit në BE-së, ku këmbënguli që Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë.
-Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë.
Kryeministri Edi Rama flet pas drekës me presidentin francez, Macron.
"Ishte një ftesë e Presidentit me të cilin kishim disa kohë që nuk ishim takuar. Ai dëshironte të kalonte një drekë pune me mua, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila është angazhuar për financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku projekti më i rëndësishëm është investimi për finalizimin e gjithë punës që duhet bërë për të përmbyllur investimet tërësore të bëra në ujësjellësin e qytetit të Durrësit dhe për të garantuar më në fund, edhe për Durrësin, 24 orë ujë pa ndërprerje, një angazhim që ja kërkova dhe Presidenti e mori pas tërmetit.
Po ashtu, një financim tjetër i rëndësishëm për sistemin elektroenergjitik, si dhe një tjetër program për gratë dhe vajzat që është një program shumë interesant që do ta zbatojmë së bashku me Agjencinë Franceze të Zhvillimit. Njëkohësisht folëm edhe për investimet e Francës në energji në Shqipëri, ku kompania Voltalia po investon për Parkun më të madh Fotovoltaik të rajonit, faktikisht, në Karavasta dhe po ashtu edhe në 1 apo 2 projekte të tjera me rëndësi.
Kemi folur për planin europian të investimeve për Ballkanin që është tanimë një plan i financuar dhe ku ne jemi aktivisht të angazhuar për të marrë financime për disa projekte të rëndësishme me impakt kombëtar dhe rajonal në transport, në infrastrukturë dhe digjitalizim.
Natyrisht kemi qëndruar gjerë e gjatë në situatën në rajon, në ecurine e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në pallatin Élysée, Paris ku është pritur nga Presidenti Macron, për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tonë.
“Pallati Élysée, Paris - I ftuar nga Presidenti Macron për një drekë pune mbi marrëdhëniet bilaterale, Planin Europian të Investimeve në Ballkan dhe situatën në rajonin tone”, shkruan Rama.
Si shum po e ferkonte Edin Makroni, mir qe asht kjo pandemija se do kishte hyp ke shkalla per ta puth
PërgjigjuDo te me pelqente qe ne te ardhmen, Franca te kontribuoje ne sistemin hekurudhor me ndonje bullet-train,si ata qe ka dhe vete,le te shpresojme!!!
PërgjigjuPo per negociatat sfole fare o Edi Rama? Apo ta ka vene vizen EU ty..! Te therrasin vetem kur u duhet ndonje koncesion ose leje qe ti ja jep me deshire
PërgjigjuA e din ti se per cfare foli?
”S’do jem ndërmjetësues i dialogut Kosovë-Serbi” Mos e pyrt se të tregon vet ky !
PërgjigjuEdi Rama ekselent GJIGAND Njeri intelektual i kalibrit madhështor. Ky njeri e bën çdo Shqiptar krenar që ky është kryeministri jon. Respekt për gjigandin Edi Rama. Rroft Shqipëria rofshin Shqiptarët.
PërgjigjuPritje teper dinjitoze ! Thoni c’te doni,por Edi di si te ndertoje marredhenie ! Na ben te ndjehemi krenar ! Qytetari
Përgjigju