Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025

Inteligjenca Artificiale i mundësoi kryeministrit Edi Rama një takim me Ismail Qemalin, burrin e shtetit që më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar.

Falë inteligjencës artificiale të dy shëtisin nga Tirana në Vlorë.

Videoja është postuar nga vetë kryeministri Rama më 1 janar me diciturën “Nga Ismail Beu dhe unë e me këmbë të mbarë 2025”

Urimin për një vit të mbarë Kryeministri Rama zgjodhi të bëjë përmes një videoje nga instalacioni në Kryeministri, të cilin e tregoi për herë të parë. Rama tha se në 2024 Shqipëria u ngjit më lart se ndonjëherë ndërsa në 2025-n dhe vitet në vijim do të ngjitet në majën që i takon.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kola: 02/01/2025 11:54

    Te dy mason.

    Përgjigju
  • Iris: 02/01/2025 02:54

    This is not funny, I find it in poor taste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet