Rama takon shqiptarët në Athinë, gazetari: Erdhën nga e gjithë Greqia, nëse salla do ishte më e madhe do mbushej sërish plot

Mijëra shqiptarë nga e gjithë Greqia ishin mbledhur dje në sallën “Christmas Theater” në stadiumin 'Galatsi' në Athinë për të pritur kryeministrin Edi Rama.

Nëse do të ishte një ambient më I madh, edhe me 10 mijë vetë, sërish do të ishte mbushur plotë’ thotë Edmond Guri, gazetar nga Athina në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Por si u prit nga shqiptarët atje?

“Ishte hera e parë pas 34 vitesh që një kryeministër mban një fjalim të tillë me referencë historike dinjitoz, duke folur për Shqipërinë si shtet dhe reciprocitet gjë që nuk ka ndodhur më përpara. Kryeministri e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë të mundshme duke mos qenë provokues por duke thënë të vërtetën” thotë ai për gazetarin Nertil Agalliu. 

Me gjithë rezervat për median greke si e trajtoi vizitën e kryeministrit Rama në Athinë, Guri beson se ka ikur koha kur emigrantët shqiptarë ‘paguanin’ për çdo mosmarrëveshje nga pala greke me Shqipërinë.

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja