TIRANE- Qeveria shqiptare ofron një qasje krejt të re ndaj investimeve të huaja, nëpërmjet një kuadri ligjor inkurajues dhe nxitës të këtyre investimeve. Këtë e ka shprehur kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar ditën e sotme me ministrin turk të Ekonomisë Nihat Zeybekci, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare dhe ndërmjet dy vendeve. Rama siguroi ministrin turk për mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj investimeve turke në vend, duke i konsideruar ato si një shtysë e rëndësishme për zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve mike.
Kreu i qeverisë shqiptare dhe ministri turk i Ekonomisë diskutuan lidhur me hapësirat e reja të bashkëpunimit mes Turqisë dhe Shqipërisë, nëpërmjet investimeve në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Duke vlerësuar Shqipërinë si një vend mik e partner të rëndësishëm të Turqisë, ministri turk Nihat Zeybekçi shprehu angazhimin e qeverisë turke për të intensifikuar dhe thelluar kryesisht bashkëpunimin në dimensionin ekonomik.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com