Borxhet
Problemi i borxheve është një nga prioritetet e Qeverisë. Kryeministri Rama theksoi se do të tregohej përgjegjësi për sa I përket menaxhimit të borxhit. “Ashtu si një familje nuk mund të marrë borxh në rrugën e mirëqenies dhe një qeveri nuk mund të abuzojë me fuqinë për të marrë borxh”, - tha ai. Gjithashtu, kreu i Qeverisë i dha rëndësi bashkëpunimit me institucionet finaciare ndërkombëtare, si FMN-ja dhe BB-ja, për të ulur deficitin dhe për të përmirësuar përpjekjet për mbledhjen e taksave. “Kemi rënë dakord për një ulje graduale të deficitit në mënyrë që të na lejojë edhe rritje të ekonomisë sonë. Kjo është dakordësi themelore, për të cilën jemi mëse optimist, sepse mbi këtë dakordësi bazohet edhe kurajoja për të shkuar më tutje me një projekt që do të shumëfishojë përpjekjet tona për mbledhjen e taksave”, - tha kryeministri Rama.
Tatimet
Ndryshimi në sistemin e tatimve do të bëjë që 95% e shqiptarëve të taksohen më pak. Kryeministri Rama theksoi se se ata që fitiojnë më pak do të paguajnë më pak. “Dua vetëm të nënvizoj se qysh në krye të herës ne kemi qenë shumë të qartë me partnerët tanë se do i qëndrojmë deri në fund parimit tonë themelor kush fiton më pak do paguaj më pak dhe për 95% të njerëzve do të ketë ulje taksash”, - tha ai. Në lidhje me taksën e sheshtë 10%, kryeministri Rama tha se kjo ishte një fasadë që fshihte abuzimin ndaj 95% të sipërmarrjeve.
“Kemi qenë gjithmonë të bindur se taksa 10 % ka qenë një fasadë pas së cilës 95% e kompanive janë ndeshur me një forcë abuzive, që i ka detyruar të paguajnë shumë më tepër, por jo për llogari të qeverisë, por të korrupsionit, apo paaftësisë për të përballuar nevojat e buxhetit, duke u shkaktuar dëme biznesit”, - deklaroi ai. Ndërkaq kreu i Qeverisë garantoi se të gjitha detyrimet që ka shteti do të shlyhen “Pagesa e këtyre borxheve për kontratat e nënshkruara nga qeveria apo për vlerën e parimbursuar ende të TVSH-së përbën jo vetëm një detyrim ndaj kompanive, por edhe një instrument për të nxitur ekonominë”, - tha Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Rama: “Do të hiqet taksa për biznesin e vogël”
Kreu i qeverisë ka theksuar gjithashtu se qeveria që ai drejton do të mbajë edhe një tjetër premtim të bërë gjatë fushatës elektorale të 23 qershorit, për heqjen e taskës për biznesin e vogël.“Ne do t’i qëndrojmë edhe një zotimi tjetër të rëndësishëm, për t’u hequr ankthin të gjithë atyre që jetojnë me një biznes të vogël, ne do të heqim taksën për biznesin e vogël, dhe do ulim tatimin e fitimit për këtë kategori. Duam të stimulojmë sa më shumë vetëpunësimin, dhe këtë praktikë që ndihmon në jetesën e ndershme të dhjetëra familjeve shqiptare”, tha Rama.
Shkrimi u publikua sot (11.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)