Rama tallet keq me Bujar Leskajn: Dje dha dorëheqjen, sot i dolën avujt dhe u rifut në garë

 

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një takim virtual me kandidatët e PS, ndërsa ka vendosur fotot e tyre përballë atyre të kundërshtarëve.

Gjatë fjalës së tij, Rama i ka sulmuar me radhë, nga presidenti Ilir Meta, te Edi Paloka, Monika Kryemadhi e deri te Bujar Leskaj, kandidati i PD në Vlorë.

“Ky është Leskua për kë nuk e njeh. Këtu është në restorant, kryetar i KLSH, foto e shkëputur nga një mundje e lirë mes miqsh, pasi i ka mbaruar gjithë rakia e lumit të Vlorës. Dje sikur kishte dhënë dorëheqjen po ishte vonë. Sot në mëngjes i kanë dalë avujt me siguri do jetë rifutur në garë, sot në darkë do japë prapë dorëheqjen. Dhe SHQUP-i do vendosë një taksi ambulancë për nxjerrje pije çdo natë”, tha Rama


Lajmi kryesor:

Rama me kandidatët e PS: Të gjithë në sulm për ta mbrojtur Shqipërinë nga ata që duan të kthehen në qeveri me të njëjtat fytyra, por më të rrudhura


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen