Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për lirimin e menjëershëm të 3 policëve shqiptarë të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës. Ai tha se tre policët nuk kanë bërë asnjë krim dhe shtoi se edhe në rastin se do të kishin shkelur vijën kufitare, thjesht mund të ishin kthyer mbrapsht pa marrë masa të tilla.
“Së pari është e menjëhershme nevoja dhe domosdoshmëria që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve që janë kapur këtu apo kanë hyrë atje, apo janë kapur diku për të cilat KFOR-i nuk do të japë konkluzion publik por do të depozitojë dosjen përkatëse në NATO, është absolutisht e qartë që në të gjitha rastet tre efektivët nuk kanë bërë asnjë krim. Edhe nëse do supozonim se kanë shkelur vijën e kufirit, ka vetëm një përgjigjie, kthimin e tyre në shtëpi”-tha Rama.
Sa i takon situatës më të tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë, Rama tha se bashkësia euroatlantike ka ofruar një zgjidhje të përbashët që sipas tij do t'i japë fund njëherë e mirë përplasjeve dhe do të sigurojë njohjen e Kosovës edhe nga Serbia. Ai tha se marrëveshja e ofruar në tavolinë për dialog nga ndërkombëtarët është një mundësi që në ardhmen mund të mos përsëritet më.
“Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pikat shumë të qarta dhe të palëvizshme për de-eskalimin. Ajo që është më e rëndësishmja për interesin tonë është që paqja është në tryezë. Dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë dhe të dhimbshëm dhe për të hapur një kapitull të ri për të bërë Kosovën të njohur nga Serbia. Ky moment është kaq i rëndësishëm sa të gjithë këto të tjerat janë produkt i një devijimi tërësisht të panevojshëm të fokusit. Fokusi është të bëhet paqja përfundimtare në tryezë. Sot bashkësia euroatlantike i ka dhënë mundësinë e artë Kosovës, propozimi i BE dhe SHBA është gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë Kosovës. Mund ta them me plot gojën që ajo marrëveshje në tavolinë dhe kjo mundësi e artë në këtë moment, nuk do jetë aty përgjithmonë sepse situatat mund të ndryshojnë dhe mund të hyjmë në një tjetër kohë të gjatë në histori ku nuk do kemi zgjidhje”- tha kreu i ekzekutivit.
Rama shtoi se veprimet e tjera të ndërmarra në kundërshtim me sugjerimet e ndërkombëtarëve, shërbejnë si ekzaltim për persona të cilët sipas tij humbin kohën me luftëra imagjinare.
“Të tjerat mund të jenë pilula ekzaltimi për ata që e identifikojnë veten si patriotë në lufta imagjinare por nuk sjellin asgjë përveç humbjes së kohës dhe mundësisë”-theksoi ai.
Nga ana tjetër, kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se javën tjetër do të ketë një takim me Vuçiç por u shpreh shkurtimisht se shpreson që deri në atë moment, çështja të jetë zgjidhur.
Sot gjykata serbe në Kralevë vendosi arrest me burg për 3 policët e rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës, nën akuzën e armëbajtjes pa leje dhe trafikut të armëve. Më herët Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi që Serbia të lirojë pa kushte 3 policët e rrëmbyer nga forcat serbe në 14 qershor. Serbët pretendojnë se policët e Kosovës janë kapur brenda territorit të Serbisë ndërsa vetë autoritetet e Kosovës dhe Albin Kurti kanë nxjerrë prova ku vërehet se policët e rrëmbyer kanë qenë brenda territorit të vendit.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi kërkoi kthimin në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer nga forcat serbe në Veri të Kosovës. Duke folur në Ministerialin e Mbrojtjes të vendeve të NATO-s që po mbahet në Bruksel, ministri Peleshi theksoi se forcat ushtarake apo policore të Serbisë nuk kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai nënvizoi se në këtë moment duhet të shikohet me prioritet dhe urgjencë kthimi në shtëpitë e tyre të tre policëve kosovarë të rrëmbyer.
“NATO duhet të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e FSK-së si një institucion themelues që do të garantonte siguri për të gjithë qytetarët. Njohja e Kosovës dhe integrimi i saj euroatlantik janë hapa të rëndësishëm drejt garantimit të stabilitetit të qëndrueshëm në rajonin tonë”, tha Peleshi.
Ndërkaq, ministri Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij edhe rëndësinë që Aleanca duhet t'i japë rajonit të Ballkanit. Ai dënoi sulmet e fundit të dhunshme kundër trupave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës. “Ne mbështesim plotësisht mandatin e KFOR-it dhe punojmë intensivisht me aleatët për të parandaluar një përshkallëzim të situatës, duke kontribuar në të njëjtën kohë për lehtësimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, shtoi më tej Peleshi.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për dhunën e gazetarëve në Leposaviç. Ai shkruan se dënon me ashpërsinë më të madhe sulmin e orkestruar nga banditët e maskuar.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar!
Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.
Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!”- shkruan Meta.
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban i pyetur mbi situatën e krijuar në veri të Kosovës, tha se javën e ardhshme do të ketë një takim bilateral me liderët e Serbisë dhe se shpreson që deri në atë ditë, situata e krijuar të jetë zgjidhur.
“Javën tjetër do kem një takim bilateral me Beogradin dhe shpresoj se kjo çështje deri atëherë do të zgjidhet”- u shpreh shkurtimisht Orban.
Ik mër laskarino se si dole i her hap në krah kosovës,Mir apo keq qoftë në veprimet e veta.Na je bo si paqerrujtsi Ballkanit ti. Ça paska në tryezë kjo marrveshja o Ismaili Beu i dytë?? Mos noshta nai dhurim toke?? Apo mini serbi në shtetin e kosovës?? Ti je nji ndër gjakq.mit që ka nxjerr kjo tokë
PërgjigjuNe tre dite, tre deklarime, tre qendrime, secila cudi me vete dhe komplet me kundershti serioze ne raportin me te verteten.
PërgjigjuShikoje uniformen e ushtarake, si a ta te pakistanite ska lidhje me kombin
PërgjigjuEdhe Orbani u fut ne loje tani? Ishte pak i manget ne fakt. Vorbulla diktatoriale ne rajon, s’kishte si te mos priste edhe Orbanin. Mos harroni te ftoni edhe Kim jong unin!
Përgjigju