Rama: Të paguar e sponsorizuar
kush thotë s'ka zgjedhje pa PD

Rama: Të paguar e sponsorizuar<br />kush thotë s'ka zgjedhje pa PD
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje direkte sot qëndrimeve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen.

Nga podiumi i Parlamentit, Rama çdo përpjekje që shton besimin se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, e konsideron të paguar, të sponsorizuar apo dhe peshqesh.

Rama tha se një pretendim i tillë në thelb është qesharak, pasi opozita është e lirë të zgjedhë rrugën e vet.

"Përpjekja për t'u thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është përpjekje e sponsorizuar, e paguar në dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharake, se nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë, është liria ajo që prodhon opozitën.

Nese do ishin në kushtet kur kjo qeveri do të kishte kufizuar lirinë për të prodhuar opozitën, atëherë me siguri s'do kishim çdo ditë një çadër bosh që mbushet dy herë në ditë për shfaqje televizive, por do kishim popullin në rrugët e Shqipërisë"
, u shpreh Rama. 

Për kryeministrin, çadra e opozitës që solli dhe bojkotin ndaj Kuvendit nuk është rastësore, por është frika ndaj ndëshkimeve që do të sillte Vettingu që tashmë është një proces i bllokuar.

Rama thotë se po bëhet cdo përpjekje që PS të mos hyjë në zgjedhje dhe si pasojë kërcënohen reformat sic është ajo në Drejtësi.

Në fjalën e tij, Rama nuk kursei as thirrjen për PD që të zhvillojnë dialog.
Kur të doni dhe ku të doni me keni gati, tha ai”.

Rama: Pres vendin dhe orën për t'u takuar me Bashën
 “Nuk flas sot as për Qeverinë teknike dhe as për datën e zgjedhjeve se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Shpresoj ta kem orën dhe vendin kudo qoftë".
  
Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit gjatë seancës së kësaj të enjte.
 
Ai tha se është i gatshëm të shkojë edhe në Çadrën e PD.
 
"Unë preferoj në çadër dhe në çfarëdo formati që të ketë, vetëm për vetëm, me aleatë, me shokë bashkë”, tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, në Parlament mungonte Ilir Meta dhe ministrat e LSI, ndërsa seanca po drejtohej nga Valentina Leskaj.

Edhe gjatë kësaj të enjte nuk munguan sulmet e Ben Blushit në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Blushi deklaroi gjithashtu se LIBRA do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të zhvillohen, ndërsa paralajmëroi se nëse LSI i bojkoton ato, atëherë Edi Rama do marrë 100 deputetë.  

Ora 14:15 Me 73 vota miratohen tre ligjet e paketës së drejtësisë
Tre projektligjet e paketës prej 27 ligjesh që mbështesin zbatimin e reformës në drejtësi u miratuan të enjten në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash nga deputetët e maxhorancës së majtë.

Me 73 vota kaluan ndryshimet në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe disa nëpunësve publikë” që synojnë forcimin e mekanizmave kontrolluese të Inspektoriatit të Lartë, në luftën kundër korrupsionit për të gjithë zyrtarët që mbajnë funksione publike. Ndryshimet në ligj synojnë të minimizojnë mundësinë e zyrtarëve të cilët ushtrojnë funksione publike, për t’iu shmangur detyrimit ligjor për të deklaruar pasurinë apo duke e fshehur atë të krijuar në mënyrë të paligjshme.
Një tjetër ligj i ndryshuar, i miratuar po me 73 vota, është dhe ai “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, që mes të tjerash trajton mundësinë e të gjitha institucioneve për të shkëmbyer informacion ndërmjet tyre apo me homologët në nivel ndërkombëtar për personat për të cilët ka dyshime për përfshirjen në çdo formë të terrorizmit apo financimit të tij. 

Ndryshimet dhe shtesat në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, gjithashtu te miratuara me 73 vota, rregullojnë funksionet që ushtrohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ndërhyrjet në këtë ligj lejojnë drejtuesit e Prokurorisë së Posaçme,(organi përgjegjës për ndjekjen penale dhe hetimin e veprave penale të korrupsionit), që të shkëmbejë informacione me organet ligjzbatuese për çështjet e pastrimit të produkteve të veprës penale ose financimit të terrorizmit.

Po ashtu, Kuvendi miratoi me 72 vota raportin përfundimtar te komisionit hetimor për verifikimin e zbatimit të legjislacionit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompanisë CEZ, si dhe tre pr/rezoluta, per vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike gjatë vitit 2016, të Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, si dhe pr/rezoluten për vlerësimin e veprimtarisë së Radio Televizionit Shqiptar.

Edhe seanca e sotme plenare u zhvillua sërish pa praninë e deputetëve të opozitës së djathtë, të cilët qe nga 18 shkurti vijojnë protestën para selisë së kryeministrisë, me kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, që do të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. 

Ora 14:10 Ilir Meta kthehet në Kuvend, nis votimi i projektligjeve

Ora 13:40 Rama: Gati të rrisim dënimet për blerjen e votave, duan KQZ? Le ta marrin
Në fjalën e tij Rama tha se është gati të propozojë dënime të ashpra për tentativat e blerjes së votës.
 
Asnjë komision me përfaqësues partish po deshët. Kur Palestina në zgjedhje që bëhen mes Hamas dhe Fatah arrin të bëjë administratë zgjedhore me njerëz të zgjedhur nga mësuesit, mjekët, drejtësia, nuk e bëjmë dot ne? Ne jemi gati ta bëjmë. Falë çadrës së vjet, sot asnjë subjekt politik nuk vidhet dot në numërim. Në qoftë se vidhet është në gjendje të kërkojë hapjen e kutive dhe kush fut duart shkon në burg. Gjithë virgjëreshave në çadër dhe mbi çadër hajde të vendosim më shumë shtrëngesa penale. Kush blen dhe shet votën të marrë një ndëshkim shembullor”.
 
Sipas kryeministrit, kush ka telefon në qendrën e votimit, do të marrë një ndëshkim ekzemplar.

Madje Rama bën lëshime të tjera.
KQZ po të duan le ta marrin të gjithën, komplet. Si i bëhet fletës së votimit që del jashtë dhe aty është drejtori X dhe ta shkruan partinë dhe bën fotografi? Hajde bëjmë shtrëngime të tjera. Do ketë njerëz që do e bëjnë? Nuk e di. Di që e kanë bërë. Zorr se përpara masave ekstreme do ketë njerëz që do bëjnë sakrifica kaq të mëdha”. 

Ndërkaq, Rama shtoi gjithashtu se bojkoti i PD është edhe një përpjekje për të ndaluar PS-në të hyjë në zgjedhje. 

“Bojkoti i parlamentit nisi në javën kur ky parlament duhet të merrte në shqyrtim procedurën e ndjekur dhe të vazhdonte me zbatimin e ligjit themelor për të bërë reformën në drejtësi, Vettingun. 

Dhe në thelb kjo nuk është një përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk ka një përpjekje për të ndaluar opozitën për të hyrë në zgjedhje, por kjo është një përpjekje për të ndaluar PS të hyjë në zgjedhje.

PS duhet ndaluar me çdo kusht të hyjë në zgjedhje se PS nuk po bën thjesht një kërcënim si fituesja më e mundshme e zgjedhjeve por PS përbën një kërcënim si garancia e vetme e shqiptarëve për të mos u ndaluar me zbatimin e reformës në drejtësi. 

Ky është thelbi, të gjitha të tjerat janë propagandë, politikë e ditës, padyshim përpjekje për të shmangur momentin e ballafaqimit me popullin në 18 qershor, por është frika nga drejtësia që e motivon të gjithë këtë përpjekje
", tha Rama.

Ora 14:20 Kuvendi miraton pr/ligjet e rendit të ditës

Ora 13:35 Gjatë fjalës së tij, në Parlament mungonte Ilir Meta dhe ministrat e LSI, ndërsa seanca po drejtohej nga Valentina Leskaj.

Ora 13:30 Rama: S'bëhen zgjedhjet pa opozitën? Përpjekje e paguar
Kryetari Edi Rama ka kritikuar qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të zhvillohen, duke deklaruar se kjo është një përpjekje e gabuar.

Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë theksoi se pretendime të tilla janë qesharake. 

"Përpjekja për t'u thënë shqiptarëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është përpjekje e sponsorizuar, e paguar në dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe, për të treguar që në thelbin e vet është qesharak.
 
Nuk është opozita zyrtare apo që e prodhon lirinë, është liria ajo që prodhon opozitën. Nëse do të ishim në kushtet kur qeveria do të kishte kufizuar lirinë, atëherë me siguri nuk do të kishte çdo ditë një çadër bosh që mbushet dy herë në ditë për shfaqje televizive.
 
Partitë konkurrojnë qofshin bashkë, qofshin në aleancë, qofshin vetëm",
u shpreh Rama. 

Ora 13:00 Blushi: LIBRA në opozitë me Rilindjen dhe me Çadrën
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi, s'kurseu kritikat në adresë të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama nga foltorja e Kuvendit edhe gjatë seancës së kësaj të enjte.
 
Ai tha se ka një lajm të mirë për shqiptarët, pasi Rilindja po bie, sepse kanabistët dhe krenaristët, dy shtyllat e saj e bënë vetë pjesën e funeralit.

Blushi deklaroi gjithashtu se LIBRA do marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme kurdo që ato të zhvillohen, ndërsa paralajmëroi se nëse LSI i bojkoton ato, atëherë Edi Rama do marrë 100 deputetë.  

"Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Rama do perfundoje me të paktën 80 mandate, dhe s’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje Rama përfundon me 100 mandate, dhe askush në këtë republikë s’mund ta kushtëzojë më, madje mund të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë duke e kthyer në një Republikë si ajo e Erdoganit”, u shpreh Blushi. 
 
Blushi sqaroi gjithashtu se LIBRA nuk ka asnjë lidhje me opozitën e PD, kur shtoi se është në opozitë edhe me Çadrën. 
 
"Ky piktori që ka Rilindja është i aftë të pikturojë xhinde. Po t'i thuash të vizatojë Mark Frokun e qan, ti thuash vizato Pandin nuk e bën dot. Ky është realitet, jo letërsi.
 
Rilindja ka gjithçka, LSI-ja diçka, PDIU paçka, gjithë të tjerët çka, PS-j s'ka, PD s'ka, Rilindja ka.
 
Ai do gjithçka, qeverinë, partinë, drejtësinë, ekonominë, prokurorinë, garancinë, tradhtinë, neverinë, bezdinë, maninë, marrëzinë, do edhe Shqipërinë. Por këtë të fundit nuk do ia japim dhe s'do lejojmë ta marrë.
 
Zgjedhjet duhet dhe do të ketë. Të gjithë ata që vonojnë zgjidhjen e krizës, shtyn 18 qershorit dhe vështirësojnë zgjidhjen e krizës. Kriza më e keqe është kriza më e gjatë.
 
LIBRA është e vendosur të hyjë në zgjedhje kurdo që zgjedhjet të mbahen. Ne jemi në opozitë me të gjitha partitë në parlament, në çadër por jo në opozitë me kushtetutën. Duam të ketë zgjedhje, sepse janë e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë.
 
LIBRA nuk ka frikë nga zgjedhjet. Sepse ne s'kemi qenë në pushtet, s'kemi numërues, s'kemi koncesion, s'kemi tenderë, polici, bashki, s'kemi TV. Prandaj s'kemi frikë.
 
Çuditen, edhe gjysma e qeverisë pse LIBRA do të hyjë në zgjedhje...Por çudia më e madhe sot është se edhe opozita edhe qeveria nuk duan zgjedhje. Imagjinoni që në 18 qershor të ketë zgjedhje dhe të mos ketë asnjë nga partitë tona, askush nuk garon. Ky është një shtet qesharak
". 



Ora 12:10 Balla: Hetimet për CEZ, shkak për bojkotin e opozitës
Kuvendi nisi punimet këtë të enjte me përfundimet e komisionit hetimor për CEZ, të raportuara nga deputeti socialist Taulant Balla.

Bojkoti i opozitës thotë Balla u parapri nga bojkoti i këtij komisioni.

Bojkoti i opozitës u parapri nga bojkoti i këtij komisioni hetimor. Sapo filloi përpjekjen për marrjen e dëshmisë së shtetasit Shkëlzen Sali Berisha pas dështimit të seancës së parë, në seancën tjetër opozita filloi bojkotin e komisionit e vetëm pak ditë më pas dhe të Parlamentit. Kjo mund të jetë dhe rastësore, por unë dhe kolegët e mi sot kemi paksa një brerje ndërgjegje se ndoshta hetimet e këtij komisioni mund të kenë qënë shkak për të detyruar PD të lërë Parlamentin e të futet në çadër”, tha Balla.



Por përveç të tjerave, për Ballën, ky komision hetimor nxorri në pah mangësinë në ligjin për ngritjen e komisioneve hetimore për kompetencat dhe administrimin e dëshmive.

“Ne patëm dëshmitar që iu shmangën detyrimit për dhënien e dëshmisë dhe erdhën dy dëshmitarë që kundërshtuan komisionin, shanë, fyen dhe rrëzuan karriget e komisionit, ata bërtitën dhe nuk pranuan të japin dëshmi para një komisioni hetimor parlamentar të ngritur me vendim të këtij Kuvendi. Megjithatë ky komision sjell sot një raport të plotë”, vijoi Balla. 



Ora 12:00 Nis punimet seanca e Kuvendit
Ka nisur punimet seanca e Kuvendit të kësaj të enjte. 

Kuvendi pritet te diskutoje të enjten tre pr/ligje të tjera nga paketa prej 27 ligjesh, që mbështet riorganizimin e përgjithshëm që po i bëhet sistemit të drejtësisë në vend, ne zbatim të reformës kushtetuese.

Seanca e sotme ka në rend dite diskutimin e shtesave dhe ndryshimeve në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publikë”, ndryshimet në ligjin “Për masat kundër financimit të terrorizmit” si dhe ato në ligjin “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndryshe nga 7 ligjet e para një jave, miratimi i të cilave kërkonte votim me shumicë të cilësuar, 84 vota, projektligjet e mësipërme miratohen me shumicë të thjeshtë.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg