Rama: Të reflektohet, duhet t'i
kthehet ligjshmëria KQZ-së
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bën thirrje për reflektim dhe kërkon kthimin e ligjshmërisë për Komisionin Qendror Zgjedhor.
TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama i bën thirrje për reflektim dhe kërkon kthimin e ligjshmërisë për Komisionin Qendror Zgjedhor.
Kryetari i PS-së është i sigurtë se koalicioni i majtë do të fitojë zgjedhjet edhe sikur Berisha “të marrë në kuzhinë
KQZ-në”, por shpreh shqetësimin se po prishet imazhi i Shqipërisë në sy të ndërkombëtarëve.
“Le ta marrë KQZ në shtëpi, nuk është problemi ynë por i vendit tonë. E rëndësishme është që vendi ynë do të jetë i njollosur me turpin që të lë në fytyrë kryeministri dhe kjo shumicë pa shumicë. Kërkojmë të ketë një reflektim dhe kthim të ligjshmërisë".
Rama përballë gazetarëve tha se “jemi në komunikim intesiv, jemi të shqetësuar për situatën në të cilën ndodhemi duke thënë se “është hedh në erë institucioni i zgjedhjeve”.
“Me kundërshtarin e vetmuar dhe në panik që le ta marri KQZ-në në shtëpi sepse ky është problem i Shqipërisë, i vendit dhe popullit, që do zgjidhet pas 23 qershorit”, - tha kreu socialist.
“Edhe pse ne do fitojnë në sytë e Evropës, SHBA-së që po përpiqen për ne vendi ynë do jetë i njollosur me turpin që po i lë Kryeministri, i njollosur me faktin, që nuk realizon dot zgjedhje të ndershme, ne kërkojmë administrim të zgjedhjeve” – shtoi Rama.
“Nuk ka nevojë të tregojmë gishtin kur gishti tregon hënën” tha Rama ku theksoi se dokumentimi i rregullave me konsensus është shkelur me 4 këmbë, ka mbetur në duart e tre mercenarëve, ku KQZ nuk duhet te jete instrument i partive.
Rama këmbënguli se “ne kërkojmë kthimin e ligjshmërisë për KQZ-në. Do fitojmë edhe sikur KQZ-në ta marri Saliu dhe ta fusi në kuzhinë”.
“Ne do të fitojmë me shumicë bindëse, por nuk është këtu problemi por tek dinjiteti”, - tha Rama.
Fjalën e tij Rama e mbylli duke thënë se “Saliut i mungojnë mustaqet e Llukashenkos se të tjerat i ka, por edhe ato t’ia ngjisi Jozefina me zamkë, pasi Shqipëria pas 23 qershorit do të rilindë me fitoren tonë”.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
70.6%
-
Jo
26.1%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Dokumentet e skaduara rrezikojnë votën e diasporës, Haçkaj: Qeveria të shtyjë vlefshmërinë
1 Janar, 12:26