Rama: Të vjen zor që të krahasohesh me një llum të paaftësh, por ne ja dolëm me të dyja sfidat me pandeminë dhe tërmetin

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste, u ndal që të bënte një krahasim me qeverisjen e demokratëve, ndërsa nënvizoi se dallimi ka dy tipare të rëndësishme. E para sipas Ramës është shpirti i përkujdesjes së PS-së si dhe së dyti aftësia e konfirmuar se i kthyen krizat në gjeneratorë energjie.

'Kjo është një situatë e jashtë zakonshme, ku nuk u kërkohet atyre që kanë më pak apo atyre që kanë më shumë. Nga ana tjetër, kur kujtoj se më parë nuk kompensoheshin as 400 mln lekë dëme për një përmbytje, apo u lanë pa paguar 45 mln dollarë që u takonin invalidëve të cilat u fshinë fare ose u harruan që të paguheshin bonuset 5000 lekëshe të bebeve. Ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është edhe më i thellë se dallimi i ditës më me ditë dhe natës më të errët. Si do të kishim mbetur të braktisur rrugëve tërë ato që humbën shtëpinë nga tërmeti. Merrni me mend çfarë formë do të kishin ato shtëpi, sikur ajo fatkeqësi ti kishte gjetur para disa vitesh, kur edhe kreditë sociale i merrnin zyrtarët e shtetit.

Zor të vjen të krahasohesh me një llum paaftësie në pushtet, por këto fije në kujtesë vlejnë për të nënvizuar dy tipare shumë të rëndësishme. E para shpirtin e përkujdesjes për njerëzit në nevojë dhe e dyta aftësinë e konfirmuar në dy lufta rresht dhe me tërmetin dhe me pandeminë për ti kthyer krizat në gjeneratorë të energjive të reja. Ne ja dolëm me të dyja sfidat. Jam krenar si socialist për faqen më të bukur të kësaj historie, shtëpitë falas për familjet e prekura nga tërmeti. Diçka që vende të tjera më të pasura se ne nuk e kanë bërë.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në Kongresin e PS: Pse SPAK s'është vënë në lëvizje për shpalljen e Berishës ‘Non Grata’ nga SHBA? Ta dinë shqiptarët nëse deklarata e DASH qëndron ose jo


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike