Shqipëria ka dënuar sot sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase të cilat i referohen një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, ku edhe ka shprehur qëndrimin zyrtar të Tiranës për situatën e tensionuar në rajon.
Gjatë telefonatës Rama i cilësoi sulmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve për çdo masë që ato marrin për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre.
Gjatë bisedës të dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e shpejtë ushtarak në rajon duke theksuar se tensionet duhet të ndalen sa më parë dhe konflikti të mos zgjerohet, pasi rrezikon të fusë rajonin në një fazë të rrezikshme paqëndrueshmërie, me pasoja jo vetëm për Lindjen e Mesme, por edhe për sigurinë globale.
Presidenti i Emirateve falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë moment delikat.
Edhe një ditë më parë, Rama reagoi për sulmet ndaj vendeve të Gjirit i quajtur ato një goditje ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit. Të dielën Rama vlerësoi reagimin e Arabisë Saudite dhe Katarit për zmbrapsjen ‘me forcë dhe saktësi’ të kërcënimit iranian dhe shpreh solidaritet të plotë edhe me Kuvajtin dhe Bahreinin, duke theksuar se në Gjirin Persik siguria është e pandashme dhe se siguria e njërit është forcë për të gjithë.
Përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme nisi pas sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë fundjavës. Situata agravoi deri në vrasjen e liderit suprem iranian, çka u pasua me kundërpërgjigje të menjëhershme nga Teherani. Irani lëshoi qindra raketa balistike dhe dronë jo vetëm drejt Izraelit, por edhe drejt disa vendeve të Gjirit Persik, përfshirë Emiratet, Arabinë Saudite, Omanin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Katarin të cilat strehojnë baza ushtarake amerikane në rajon. .
Kjo i ka kthyer në objektiv të drejtpërdrejtë të Teheranit.
Sipas ekspertëve, strategjia e Iranit synon të rrisë koston e luftës për fqinjët e tij dhe të destabilizojë gjithë rajonin, duke i detyruar vendet e Gjirit të zgjedhin mes thellimit të aleancës me SHBA-në ose shtyrjes për de-përshkallëzim.
Komente













Shko mor pallosh po çifutët e usa a nuk kan shkel karten e okb. Gjith bota asht kundër çifutëve e usa, ti po ju del zot. Ke shans se ska opozite se sje për atë punë aty ku je.
Përgjigjundonje cecen si ty esht kunder perendimit