Rama thirrje partive si do bëjmë fushatë në pandemi, Jakaj: Nëse ftesa do ishte e sinqertë do ishte ideale! Spahiu: Forcat politike të vendosin rregull për shëndetin e qytetarëve

Thirrja që kryeministri Edi Rama u bëri një ditë më parë forcave politike që të ulen e të bien dakord për të vendosur rregullat se si do të bëjnë fushatë në pandemi duke respektuar masat anti-COVID, ka qenë pjesë e diskutimit në emisionin "Repolitix" në Report TV. Besnik Jakaj, kandidat për deputet i LSI-së në Tiranë tha se nëse ftesa e Ramës do të ishte e sinqertë do të ishte ideale, por që sipas tij janë vetë ministrat e tij që thyejnë të parët masat anti-COVID. Jakaj tha se Rama duhet të flasë me opozitën e bashkuar, të vendosin rregullat e lojës dhe t'i zbatojnë ato.

"Po të ishte e sinqertë ftesa e kryeministri do ishte gjeja ideale që të uleshim dhe të vendosnim një rregull dhe ta zbatonin të gjithë. vetë ministrja e Spiropali shkon dhe thyen rregullat në një kurs për fëmijë duke shkelur rregullat anti-COVID shkeli edhe shpërdorim i imazhit të fëmijëve për politikë. Ju keni parë dhjetëra raste të tjera. nëse Rama do të bëjë zgjedhje të rregullta dhe duke zbatuar protokollit të flasë me opozitën e bashkuar, të vendosin rregullat e lojës dhe t'i zbatojnë", tha Jakaj.

Nga ana tjetër deputetja e PS Klodiana Spahiu e cilësoi thirrjen  e kryeministrit si gjënë e duhur ku forcat politike duhet të ulën dhe të vendosin një rregullore dhe ta zbatojnë në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e qytetarëve në pandemi gjatë  fushatës elektorale

"Jam dakord që forcat politike të ulën bashkë, të vendosin një rregull  dhe ta zbatojnë atë", tha Spahiu.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
Alimehmeti: Një studim thotë se kush e ka kaluar COVID në 6 muajt e fundit s’do vaksinohet! Ai që del pozitiv pas dozës së parë s'bën të dytën

Kush e ka kaluar COVID në 6 muajt e fundit s’do të vaksinohet, ishin këto sugjerimet e një studimi që bëri me dije në “Repolitix” epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në këtë studim Alimehmeti tha se ka dhe një tjetër të dhënë të rëndësishme që thotë se ai që del pozitiv pas dozës së parë s'bën të dytën.

“Kemi studime që me 1 dozë të vetme titi i antitrupave shkon shumë i lartë dhe efektet anësore që ka personi që e ka kaluar njëherë pozitivisht dhe është zero pozitiv ka efekte më të mëdha. Po e përgatit dhe italia një dekret që thotë kush e ka kaluar 6 muajt e fundit sdo vaksinohet. Më pas do vaksinohet me 1 dozë të vetme. Kishte dhe 1 element kush del pozitiv pas dozës së parë dozën e dytë se bën. Sepse një dozë e vetme për një person që e ka kaluar është super, ndërkohë që doza e 2 mund të shkojë për dikë që nuk e ka kaluar”, tha Alimehmeti.

Ora 22:59
Rritja e shifrave me COVID, mjekët në 'Repoltix': Situata tepër kritike, jemi si në periudhën e Italisë në marsin e kaluar

Rritjet ditore të rasteve pozitive në vendin tonë ku shifrat i kalojnë mbi 1 mijë të infektuar në ditë janë tepër shqetësuese për mjekët. Dritan Ulqinaku, nëndrejtori i ISHP-së, tha në "Repolitix" se situata i ngjan luftës së dytë botërore, ku 15 viktima në ditë nga COVID janë tepër shumë për vendin tonë dhe se jemi në pikun e valës së tretë, por që shprehet optimist për të ardhmen ku thotë se gjatë muajit mars do të kemi zbritje të shifrave të infektimeve në ditë me koronavirus.

Ndërsa epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se po të bësh një krahasim me periudhën e vështirë që Italia kaloi me COVID në marsin e 2020, ai tha se vendi ynë ndodhet pikërisht në këtë fazë aktualisht, ku kemi 36 rate pozitive për 100 mijë banorë, ndërsa Italia kishte në atë periudhë 40.9 pra një shifër e afërt.

"Jemi në një lufte dhe shifrat janë si të luftës së dytë botërore, 15 të vdekur në ditë nga COVID janë realisht shumë, këto janë ditët më të këqija të vendit. Besoj se situata është kritike dhe më e vështira që nga marsi i kaluar dhe nuk do të shohim periudhë më të keqe se kjo. Me ardhjen e marsit do të përmirësohet situata dhe në fund të marsit shifrat ditore nuk do t'i kalojnë 600 në ditë. Unë gjykoj se jemi në pikun e fazës së tretë", tha Ulqinaku.

"Po të bëjmë një krahasim ne jemi tek 36 raste pozitive për 100 mijë banorë Italia në marsin e kaluar ka qënë 40.9 dhe ne jemi shumë afër", tha Alimehmeti

I.K/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berati: 23/02/2021 22:09

    Rregullat se si behet fushate zgjedhore i percakton Kushtetuta, Ligji zgjedhor dhe organet zgjedhore. Ne rast pandemie jane edhe organet shteterore te ngarkuara me ligj per kesi situatash. Gjithshka tjeter eshte injorance, hipokrizi dhe idiotesi e atij qe pell..ndjese, therret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar