400 vende të lira në ushtrinë shqiptare, Rama thirrje të rinjve t'i bashkohen FA: Ti ke forcën që nderon kombin

400 vende të lira në ushtrinë shqiptare, Rama thirrje të rinjve t'i bashkohen FA: Ti ke forcën që nderon kombin

Foto e nismës së rekrutimit postuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje sot të rinjve që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Me një postim në Facebook, Rama bën me dije se janë 400 vende të lira në ushtrinë shqiptare, teksa fton të rinjtë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura.  

"Mirëmëngjes. Ti ke forcën që nderon kombin, kjo është nisma e rekrutimit për 400 vendet e lira për të rinjtë që kanë dëshirë të zgjedhin një karrierë profesioniste pranë Forcave të Armatosura të Shqipërisë për të qenë përfaqësues me krenari të vendit tonë përkrah trupave të NATO-s në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë. Bëhu pjesë dhe suksese", shkruan Rama.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi prezantoi një ditë më parë çeljen e procesit për nisjen e rekrutimeve, ku nga Elbasani theksoi se ofrohen kushte pagese dhe  trajnimi si asnjëherë më parë.

Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin

 të jetë shtetas shqiptar;
- të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
- të mos jetë në ndjekje penale;
- të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
- të ketë figurë të pastër morale;
- të mos ketë probleme me deportimin;
- të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin;
- të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
- mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;
- të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit;
- të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ;
- të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit;
- të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
- të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?