Nga foltorja e Kuvendit Rama shpalosi para deputetëve edhe njëherë planin si do të bëhen lagjet e reja për strehimin e të prekurve nga tërmeti. Ai tha edhe projekti i riparimit të godinave të prekura është gjigant duke e krahasuar me ndërtimin e një lagje tjetër.
"Do të ndërtojmë një lagje të reja në Durrës, një në Lac dhe tre në Tiranë, dy të rëndësishme nga pikëpamja te '5 Maji' dhe në Kombinat dhe një më të vogël në Shkozë. Me Lacin do të fillojmë brenda pak kohe në mars shpresoj të jemi në kantier. Me lagjen e Durrësit ka filluar projektimi, me lagjet e Tiranës po ashtu.
Ndërkohë që do të adresojmë edhe godina specifike në Lezhë dhe pika të tjera që përbëjnë rrezikshmëri. Edhe projekti i riparimit është gjigant, si të ndërtosh një lagje tjetër në vete, pasi ka shumë. Për pastrimin janë miliona ton mbetje që do të evakuohen".
Po ku do të shkojnë inertet? "Të gjithë sasinë e Durrësit do të përdorim për të mbyllur fushën e kancerit në Porto Romano, ndërsa të Krujës në Thumanë, apo të guroreve që na kanë turpëruar gjithë ne. I vetmi vend që mund të sakatojë dhe kthejë në gurore një vend të shenjtë në histori, Kruja' tha ai.
Pavarësisht momentit ku ndodhemi me tërmetin, Rama nuk kurseu një 'thumb' për BE-në lidhje me procesin e zgjerimit kur tha se shkakton tërmeti. "15 milionë eurot janë të nxjerra me urgjencë nga KE-ja për tani në këtë fazë. E tha edhe Komisioneri për zgjerimin dhe fqinjësinë apo si ia kanë vënë emrin tani, se fjala zgjerim u bën pak tërmet. Na duhet të financojmë fazën e tanishme, akomodimin në hotele" tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama: 20 miliardë lekë për programin e rindërtimit, ky është vetëm alokimi fillestar (VIDEO)
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.3%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Beqaj reagon nga qelia: Deputetët e PD më tallën dhe fyen për mbi 14 orë, s’mund të lejoj nëpërkëmbjen e dinjitetit! S’kërcënova askënd, nuk më lejuan të dëshmoj
14 Nëntor, 08:00
-
Hetimori i Shëndetësisë/ Dështon për të dytën radhë dëshmia e ish-ministrit Ilir Beqaj, afati mbyllet sot në mesnatë! Debate dhe akuza, po tani çfarë do të ndodhë?
14 Nëntor, 07:39
-
Spiropali pret homologun e Maqedonisë së Veriut Gashi: Shqiptarët faktor stabiliteti, respektimi i gjuhës shqipe dhe të drejtave i shërben integrimit
13 Nëntor, 14:32
-
Rikthehet ‘Kuvendi Popullor’, mazhoraca prezanton buxhetin në komisione dhe ndryshon emërtesën në dokumente! Gështenja: Ju mungon vetëm ylli tek logoja
11 Nëntor, 17:08
-
Pjesëmarrja e opozitës në Kuvend, Evis Kushi në Report Tv: Kuptuan se me dhunë dhe djegie karrigesh nuk arrijnë asgjë! Ja cilat janë ristë e platformës ‘Deputeti që duam’
8 Nëntor, 15:53