Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit historik, na zgjodhën edhe demokratët! Njërzillëku, pika e parë e programit të qeverisjes së çdo bashkie

KORÇË- Kryeministri Edi Rama po vijon turin e falënderimeve pas fitores së thellë më 14 maj. Kësaj radhe, Rama është ndalur në Korçë, ku në një takim me qytetarët tha se rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm, por gjithsesi PS nuk do t’ia dilte dot pa mbështetjen e shqiptarëve. Ky tur, Rama tha se synon që ai t’iu shprehë mirënjohjen qytetarëve për këtë mbështetje.

“I jashtëzakonshëm ishte rezultati në të gjithë Shqipërinë, për këtë arsye edhe unë jam këtu, po shkoj në të gjitha qarqet sepse besoj shumë që fjalët nuk mjaftojnë, as kjo nuk mjafton, por sëpaku duhet që t’iu shikoj të gjithëve në sy dhe t’iu them shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje sepse padiksutim që të gjithë kanë meritat e tyre, por askush, nga kudo që shikoni nuk ngjitet dot në tribunë nëse nuk jeni ju”, tha Rama.

Në fitoren në qarkun e Korçës, Rama veçon atë në bashkinë e Devollit. 

“Fitorja në Devoll ishte qershia mbi tortë”, u shpreh Rama.

Në këtë takim, Rama tha qytetarët nuk i votuan se janë të kënaqur me Partinë Socialsite, por se kjo është e vetmja forcë që mund ta çojë vendin përpara. Kreu i qeverisë tha se kontribut në këtë fitore kanë edhe votat e demokratëve, ndërsa tha se kishte një falënderim për të gjithë ata që nuk votuan pasi bojkotuan hijet e sëshkuarës, Ilir Metën dhe Sali Berishën.

"Ku dolën kaq shumë vota? Dolën sepse na kanë votuar edhe nga Partia Demokratike edhe nga Partia e Lirisë, ndërsa pati shumë nga ata që nuk dolën fare në votim dhe nuk e ndyen dorën. Falënderoje të gjithë ata demokratë që na votuan. Dua të falënderoj ata që s’kanë dal në votim, ua kemi kërkuar këtë gjë. Duke bërë këtë që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën vetëm për të na kthyer mbrapa", vijoi Rama. 

Në fund, Rama tha se pikë prioritare e programit të çdo kryebashkiaku të ri duhet të jetë njerzillëku me qytetarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:21
Rama nga Elbasani thumbon Boçin: Artist që doli nga arkivat e Kinostudios, si Dhori i Korçës

 

Nga Elbasani, në turin e tij të falënderimeve pas fitores së zgjedhjeve lokale të 14 majit, kryesocialisti Edi Rama tha se Partia Socialiste është e vetmja force që mund ta çojë vendin para. Për kryeministrin Edi Rama, pika e parë e programit të çdo partie është njerëzilliku dhe shërbimi ndaj qytetarëve.

‘Ata vendosën me mendje se ne jemi ata që mund ta çojmë Shqipërinë para. Një pjesë që i ka votuar historikisht dua t’i falënderoj se i bënë një shërbim të madh Elbasanit. Ky respekt kthehet duke e ndarë mendjen se kur të dilni nga shtëpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ndalon dhe jo ti thoni s’kam kohë. Ne jemi të vetmit që do ta çojmë vendin para. Shumë faleminderit se i dhatë një çmim perfekt. Përveç atij që është e sigurt se nuk na ka votuar asnjë nuk e di. Çdo njeri duhet ta respektoni pa pyetur fare nëse është i majtë apo o djathtë. Ne duhet ta kthejmë PS në një forcë për të krijuar një komunitet më të gjerë. Pika e parë e programit të çdo kryetari bashkie të PS-së duhet të jetë njerzilliku. Njerzilliku është pika e parë e programit të çdo partie. Elbasanin do ta bëjmë një destinacion turistik. Do të jetë një motor për ekonominë’- tha Rama.

Kryeministri nuk la pa thumbuar edhe rivalin e Gledian Llatjas për Elbasanin, Luçiano Boçin, për të cilin tha se është i vetmi njeri që nuk ka votuar për socialistët.

‘Unë di vetëm një njeri që nuk na ka votuar ne, ai me okllai. Vetëm ai s’ka votuar. Se më thonë mua, e shohin që nuk merremi me kandidatë, ai ka qenë lezeti i kësaj fushatë. I thosha Damianit aman me ço çfarë thotë. Një artist, i dalë më vrap nga arkivat e Kinostudios që u shfaq në Elbasan si kandidat. Si Dhori i Korçës.’- u shpreh Rama.

Ora 16:44
Rama në Korçë: Shqiptarët nuk zgjodhën hijet e së shkuarës më 14 maj! Çdo kryebashkiak i ri të ketë pikë të parë të programit njerzillëkun me qytetarët

 

Kryeministri Edi Rama në Korçë foli për rezultatin e 14 majit, ndërsa tha se ka një falënderim për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë votuar, pasi ata braktisën hijet e së shkuarës, referuar këtu Ilir Metës dhe Sali Berishës. Rama tha se pikë prioritare e programit të çdo kryebashkiaku të ri duhet të jetë njerzillëku me qytetarët.

Njerëzit janë të pakënaqur me ne, kjo është e vërteta. Kanë pritshmëri të larta ndaj nesh dhe besojnë se vetëm ne mund ti bëjmë ato gjërat për të cilat kanë nevoje, kjo është e jashtëzakonshme si sfidë se na kanë hedhur një dorashkë, duke thënë urdhëro merreni dhe tani na çoni vetën përpara, do ishte fatale për ne nëse do biem në vetëkënaqësi dhe do mendojmë se jemi të zëvendësueshëm.  Kjo votë ka lidhje se njerëzit duan të mendojnë dhe duan nga ne që të mendojmë gjithmonë  e më shumë për ata si qytetarë dhe jo ata të mendojnë si tifozë partish dhe ne ti ndajmë në të tanët, majtas, djathtas.

Dua të falënderoj ata që s’kanë dalë në votim, ua kemi kërkuar këtë gjë. Duke bërë ata që kanë bërë ata meritojnë respekt sepse janë sjellë si patriotë duke braktisur hijet e së shkuarës që u shfaqën vetëm për të na kthyer mbrapa. Në kushtet e kësaj pritshmërie të madhe, çfarë behët. Si kthehet ky borxh.

Ka një gjë që mund të përmbushet 100%, është vetëm në dorën tonë këtu. Kjo është njerzillëku me të gjithë anëtarët e një komuniteti, me çdo qytetar të këtij vendi, me çdo familje që ka nevojë për këtë shtet, njerzillëku me çdo sipërmarrje, çdo grup interesi, që është dhe duhet të jetë për mua pika e parë  e programit qeverisës të çdo kryetari bashkie të dalë nga vota e 14 majit. Në këtë pikë kemi deficite kudo, në nivelin qendror, vendor. Këtu ua kërkoj me forcë të gjithëve. Që ta kuptojnë dhe ta vënë në jetë. Të krijojnë mekanizma që të gjithë njerëzit të ndihen të dëgjuar, të respektuar. Pastaj zgjidhet apo jo një hall apo problem tjetër kjo varet nga mundësitë. Pavarësisht nëse nuk ma zgjidh hallin, të paktën ma qaj thotë populli ynë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 29/05/2023 19:27

    Jeni me te miret

    Përgjigju
  • Kevi: 29/05/2023 18:22

    Ne korce jane bere investimet e duhura

    Përgjigju
  • Geri: 29/05/2023 18:01

    Turi i trushpëlarjes së njerëzve se gjoja fituan se fitoi Rama e humbi Saliu me Metën. Rama punon për të njëjtët biznesmenë që ka Saliu e Meta e Alibasha.

    Përgjigju
  • Klea: 29/05/2023 17:33

    E meritonnje fitore te tille partia juaj

    Përgjigju
  • Arla: 29/05/2023 17:32

    Me kete qeveri ky vend vetem perpara ka per te shkuar

    Përgjigju
  • Fjordi: 29/05/2023 17:16

    O Rama sa të kanë ikur në emigrim dhe sa ke arritur të kthesh ti si qeveri, bëj bilancin? Do ngelesh veç me oligarkët dhe biznesmenët e PSPDPL-së.

    Përgjigju
  • Timoni në dorë: 29/05/2023 17:07

    fjalë fjalë fjalë... fillo kryej punë sa nuk është vonë. Të ngeli timoni në dorë ty bashkë me Saliun Meten e Alibashën kurse makina drejt greminës, njerëzit ikin nga të mundin se më keq se aty s'gjen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen