TIRANË - Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Rama ka bërë publik përmes rrjetit social ‘Twitter’ edhe një nga vendimet e marra, që lidhet me ndryshimin e akcizës së duhanit.

“Ulja e shifrave të konsumit të duhanit një tregues inkurajues që do ta përmirësojmë akoma përmes rritjes me tej të akcizës se cigareve.”- shkruan Rama në ‘Twitter’.
 

Gjithashtu ai shkruan se edhe zbatimi rigoroz i ligjit aktual anti-duhan është pjesë e kësaj beteje të programuar për uljen afatgjate të sëmundshmërisë nga konsumi i cigares.
 


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)