TIRANË - I pranishëm në tryezën e PS për shëndetësinë, Edi Rama nuk ka nguruar të komentojë edhe deklaratat e kryeministrit Berisha në takimin e Komitetit të Emergjencave. Nëpërmjet rrjetit social Rama ka bërë ndryshimin mes qytetarisë dhe barbarisë, duke personifikuar me këtë të fundit, kryeministrin Berisha.
“Ndryshimi mes ciu-ciut dhe ham-hamit është ndryshimi mes qytetarisë dhe barbarisë”, ka komentuar Rama në Twitter.

Pak orë më parë kryeministri Berisha deklaroi se kryesocialisti përhapi panic me skenarin e përmbytjeve në vend, gjatë ditëve kur vendi ishte në gjendje emergjence për shkak të motit të keq.
(aq/shqiptarja.com)