Rama, urdhër deputetëve të
PS: 5 ditë në javë në bazë

Rama, urdhër deputetëve të<br />PS: 5 ditë në javë në bazë
TIRANE- Deputetët socialistë janë bërë dje pjesë e dy mbledhjeve të njëpasnjëshme të Grupit PS. Njëra e zhvilluar në mesditë dhe ku Rama ka dhënë mesazhin e qartë për kufirin detar me Greqinë, ndërsa mbledhja tjetër, pasdite, dhe ka shërbyer për të diskutuar me deputetët jo anëtarë kryesie e me sekretarët e PS për përgatitjet e fushatës.

DEBATET NE GRUP
Kryetari socialist Rama ka mbledhur pasditën e së martës (30 tetor)  deputetët që s'janë anëtarë të kryesisë së PS, si dhe sekretarët socialistë me të cilët ka ndarë idetë për përgatitjen për zgjedhjet e verës së vitit të ardhshëm. Rama mësohet të ketë diskutuar me deputetët strategjinë e komunikimit me elektoratin të miratuar në Asamblenë Kombëtare të një jave më parë, e cila procedon në modelin e një fushate derë më derë tek të gjithë qytetarët për t'u shpjeguar alternativën sociliste por dhe për të kërkuar votën.

Një model i cili është një "shartim" mes modelit holandez e atij amerikan të fushatës dhe që sipas ideuesve të tij do thithë më shumë vota në zgjedhje. Këto takime do jenë të alternuara me takime të mëdha me qytetarët, që do shoqërohet me ngritjen e shtabeve elektorale që do funksionojnë në çdo qelizë zgjedhore e që do merret që nga kërkimi i votës e deri te përzgjedhja e kandidatëve për deputetë, anëtarë të komisioneve zgjedhore, si dhe pastrimin e listave nga dublikimet. Njëherësh Rama ka kërkuar që deputetët të qëndrojnë vetëm dy ditë në Tiranë, ndërsa pesë ditët e tjera ti shpenzojnë në bazë për përgatitjen e fitores në zgjedhjet e 2013. Por s'ka kaluar pa debate mbledhja e pasdites. Ishte deputeti i Shkodrës, Tom Doshi ai që ka kërkuar një analizë të punës së çdo deputeti në zgjedhjet e 8 majit të vitit 2011, sepse kanë qënë vendimtarë në përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe komunash. Doshi mësohet të ketë thënë se "Duhet të bëhet një analizë për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, pasi kemi qënë ne deputetët ata që kemi vendosur më shumë për kandidatët për kryetar bashkie e komune. 5 deputetë në Korçë dhe kanë marrë humbje përjashtuar bashkinë e madhe. Duhet bërë analiza, të mbahet përgjegjësi ashtu sikurse dhe në Tiranë". Kërkesë kjo e përcjellë pa debate.

KUFIRI DETAR
Kryetari i PS Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar ka kërkuar zgjidhjen njëherë te mirë të konfliktit me Greqinë për kufirin detar. "Besoj që është me rëndësi të mos harrohet që teksa shkojmë drejt 100 vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar, kemi një konflikt të hapur dhe potencialisht aspak të mirë për të nesërmen me fqinjët", tha Rama. Për të cilin, 300 km katrorë të detit shqiptar, me një marrëveshje të shpallur antikushtetuese i kanë kaluar fqinjëve. Sipas Ramës, projektet mes dy vendeve s'mund të kërcënohen nga kjo situatë e pezullt e krijuar nga marrëveshja e nënshkruar qorrazi prej kryeministrit të sotëm. "Sot, besoj është ditë e mirë për t'i bërë një apel kryeministrit e për t'i kërkuar që të bëjë gjithçka që i takon në respekt të historisë e të Kushtetutës së Shqipërisë për ta rinegociuar këtë marrëveshje dhe për ta mbyllur këtë burim konflikti potencial që mund të bëhet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm dhe ardhmërinë e dy vendeve tona. Është plotësisht e mundur që marrëveshja të rinegociohet", tha Rama


(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë