Foto: Edi Rama dhe Vjosa Osmani

Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për ftesën e marrë nga Donald Trump për t’iu bashkuar ‘Bordit të Paqes’.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shprehet se ky është një gjest domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar.

“Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e  për rolin tënd ndërkombëtarisht”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.


Lajmi kryesor:

Kosova në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, Vjosa Osmani publikon ftesën e Trump: Jam e nderuar, qëndrojmë si aleat i palëkundër i SHBA-së