Rama veçon mjedisin: Nga 1 qershori asnjë qese plastike në treg, zero tolerim për kriminelët! S'jemi vend i pasur por s'mund të jemi kronikisht vend i papastër


Një fokus të veçantë në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Rama ia kushtoi mjedisit. Ai paralajmëroi disa masa shumë të forta në mbrojtje të mjedisit.

"Mjedisi do të jetë prioritet. Asnjë qindarkë nuk do të jepet për bashkitë nëse ata nuk garantojnë pastërtinë e mjedisit. Asnjë investim i ri pa respektuar mjedisin nuk i vlen fare komunitetit. Asnjë tolerim pushtetit vendor për të gjitha ndërtimet pa leje.

Ne duam ta bëjmë Shqipërinë e 2030 absolutisht kampione të turizmit në Ballkan. Që ta bëjmë këtë duhet të garantojmë pastërtinë dhe paprekshmërinë e paligjshme të turizmit. Vija bregdetare Shqipërisë, një mrekulli e Zotit dhe një pasuri që populli ynë duhet të përfitojë çdo ditë e më shumë duhet bërë si vija e Atdhedashurisë. Patriotizmi nuk është të urresh një komb tjetër por të bësh atë që duhet për vendin tënd. Në qershorin e vitit tjetër ndalohen përfundimisht qeset plastike. Nuk do të ketë asnjë tolerancë. Nuk jemi të parët që e bëjmë, duhet ta kishim bërë me kohë. Mesazh im për industrinë që prodhon qeset plastike është që të mos kërkojnë lëshim sepse kjo është një dëm për të ardhmen e vendit. Shqipëria nuk është një vend i pasur por nuk mund të jetë absolutisht një vend i papastër. Do të anulohen lejet dhe licencat absurde për të ricikluar mbetje me demek të riciklueshme kazan në kazan, duke ndotur mjedisin. Mos kërkoni lëshime nga qeveria. Dita e fëmijëve, 1 qershori, do të jetë dita e çlirimit nga qeset plastike", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin

Ylber Ramadani vështirësi në frymëmarrje, shmang operacionin