TIRANE - Kryeministri Edi Rama inspektoi sot, ecurinë e punimeve në rehabilitim e rrugës hyrëse të kryeqytetit, pjesë e superstradës Tiranë – Durrës. Projekti, me vlerë rreth 280 milionë lekë, është investim i Qeverisë shqiptare përmes Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Me anë të këtij projekti parashikohet transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, nga Qafë - Kashari deri në hyrje të Tiranës, bazuar në parametrat dhe standardet europiane.
Rama u ndal në kantierin e ngritur në zonën e Kasharit, ku diskutoi më nga afër me zbatuesit e projektit dhe drejtuesit e firmës mbi ecurinë e punimeve dhe volumin e punës. Zbatuesi i projektit e njohu Kryeministrin edhe me ndërhyrjet që po bëhen në nëntokë përgjatë superstradës, me qëllim sistemimin e të gjithë instalimeve që ndodhen në të, të cilat ishin në gjendje të papranueshme.
Duke vlerësuar punën e deritanishme, Kryeministri theksoi se me këtë projekt, kryeqyteti do të ketë një hyrje të një kryeqyteti europian, - që për vite të tëra ishte shndërruar në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash. Rama u shpreh se ardhja e Papës dhe rregullimi i rrugëve që të çojnë në kryeqytet ishin veçse fillimi i një transformimi rrënjësor, në standartet europiane
“E rëndësishme është që, në radhë të parë, shumëkush që mendoi se çka u bë për vizitën e Papës ishte thjeshtë për të zbukuruar fytyrën për një ditë feste, por, në fakt, ishte vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, - që fatkeqësisht, për vite të tëra u transformua nga një hyrje e kryeqytetit në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, - në një hyrje të një kryeqyteti europian, me të gjithë aksesorët dhe mbi të gjitha, me një përmasë të re, të gjelbër, absolutisht të pa parë ndonjëherë në rehabilitimin e rrugëve kombëtare të Shqipërisë. Pasi kjo, është një rrugë kombëtare, përveç se një rrugë që hyn në Tiranë. Ndërkohë, me siguri, do shtrihemi kudo, me të njëjtat standarde, me të njëjtin sens estetik dhe me të njëjtën formë thithëse për vizitorët, por edhe nxitëse e motivuese për ata që e jetojnë qytetin” tha Kryeministri Rama.

(Në foto: Kryeministri Edi Rama sot gjatë inspektimit të punimeve)
FOTO të tjera
Punimet kanë nisur në krahun që të sjell për në kryeqytet, teksa sipas projektit të disponuar nga A1 Report, korsitë e autostradës do të pësojnë një zgjerim prej një metri. Nga ana tjetër, ndarëset në autostradë po ashtu do të zgjerohen për të lejuar mbjelljen e bimësisë apo pemëve. Anash autostradës do të ketë gjelbërim dhe pemë, po ashtu pjesa poshte do të pajiset me kanalizime dhe kolektorët e ujit.

(Në foto: Projekti i segmentit rrugor nga mbikalimi i Rinasit deri tek përfundimi i autostratës Tiranë-Durrës)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Rama u ndal në kantierin e ngritur në zonën e Kasharit, ku diskutoi më nga afër me zbatuesit e projektit dhe drejtuesit e firmës mbi ecurinë e punimeve dhe volumin e punës. Zbatuesi i projektit e njohu Kryeministrin edhe me ndërhyrjet që po bëhen në nëntokë përgjatë superstradës, me qëllim sistemimin e të gjithë instalimeve që ndodhen në të, të cilat ishin në gjendje të papranueshme.
Duke vlerësuar punën e deritanishme, Kryeministri theksoi se me këtë projekt, kryeqyteti do të ketë një hyrje të një kryeqyteti europian, - që për vite të tëra ishte shndërruar në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash. Rama u shpreh se ardhja e Papës dhe rregullimi i rrugëve që të çojnë në kryeqytet ishin veçse fillimi i një transformimi rrënjësor, në standartet europiane
“E rëndësishme është që, në radhë të parë, shumëkush që mendoi se çka u bë për vizitën e Papës ishte thjeshtë për të zbukuruar fytyrën për një ditë feste, por, në fakt, ishte vetëm fillimi i një transformimi rrënjësor i hyrjes së kryeqytetit, - që fatkeqësisht, për vite të tëra u transformua nga një hyrje e kryeqytetit në një shteg mbeturinash edhe hedhurinash, - në një hyrje të një kryeqyteti europian, me të gjithë aksesorët dhe mbi të gjitha, me një përmasë të re, të gjelbër, absolutisht të pa parë ndonjëherë në rehabilitimin e rrugëve kombëtare të Shqipërisë. Pasi kjo, është një rrugë kombëtare, përveç se një rrugë që hyn në Tiranë. Ndërkohë, me siguri, do shtrihemi kudo, me të njëjtat standarde, me të njëjtin sens estetik dhe me të njëjtën formë thithëse për vizitorët, por edhe nxitëse e motivuese për ata që e jetojnë qytetin” tha Kryeministri Rama.

(Në foto: Kryeministri Edi Rama sot gjatë inspektimit të punimeve)
FOTO të tjeraPunimet kanë nisur në krahun që të sjell për në kryeqytet, teksa sipas projektit të disponuar nga A1 Report, korsitë e autostradës do të pësojnë një zgjerim prej një metri. Nga ana tjetër, ndarëset në autostradë po ashtu do të zgjerohen për të lejuar mbjelljen e bimësisë apo pemëve. Anash autostradës do të ketë gjelbërim dhe pemë, po ashtu pjesa poshte do të pajiset me kanalizime dhe kolektorët e ujit.