Edi Rama ka zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë një takim me të rinjtë fitues të projektit “Ëndërr ime”. Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se vendet nuk dallohen për shkak të asaj që kanë, por për shkak të asaj që dinë.
Duke marrë një shembull konkret, Rama tha se Norvegjia cilësohet si vendi ku jetojnë Sheikët në Evropë, kjo për shkak të burimeve të mëdha ujore. Sipas Ramës, Shqipëria është vendi i dytë më i pasur me ujë dhe nëse do shihej nga logjika e asaj çfarë ke, atëherë Shqipëria do ishte edhe vendi i dytë më i pasur, por realiteti është ndryshe.
“Norvegjia falë burimeve ujore cilësohet si vendi i Sheikëve në Evropë. Shqipëria është e dyta më e pasura për burimet ujore, logjikisht duke vlerësuar atë që kemi, duhet të ishim të dytët. Por fatkeqësisht jemi të fundit. Dhe fatkeqësisht kjo na është kthyer në një problem.”- tha Rama.
Më tej Rama ka bërë të ditur se kulturën e projekteve do të fusë që në fillore në arsim, në mënyrë që të rinjtë kur të dalin në jetë të jenë më të përgatitur dhe të kenë të qartë se bota ku jetojmë është bota e një konkurrence të madhe dhe gjithnjë e më tepër dija është ajo që bën diferencën.
Fjala e plotë e kryeministrit Rama në aktivitet
Është e rëndësishme që të bëni çmos që të përcillni një mesazh të qartë. Nëse keni një ëndërr, ajo është e realizueshme. Për t’ia dalë duhet një ide dhe një projekt. Duhet që ta përhapim që në shkollë kulturën e projektit. Që të gjithë ta kuptojmë se bota ku jetojmë është bota e një konkurrence të madhe. Gjithnjë e më tepër në kohë dija është ajo që bën diferencën.
Nevoja për të bashkuar burimet njerëzore që kanë dije për të atë punë, janë gjërat që bëjnë diferencën. Nëse të rinjtë presin në kafene që të vijë puna, apo t’u kërkojnë prindërve që t’u gjejnë punë është për të ardhur keq.
Shikojini vendet e BE, si përfitojnë vende të ndryshme nga burimet financiare që janë në dispozicion të tyre. Vendet që janë më pak të zhvilluara përfitojnë më pak para. Ata që janë më të fortët dinë më shumë dhe kanë më shumë kapacitete që përmes dijes dhe projekteve të thithin më shumë fonde. Vendet që janë futur së fundmi t hynë në Be kanë arritur 3-4% të shumës që kanë pasur në dispozicion dhe nuk kanë përthithur dot mbi 70% të fondeve.
Kemi hapur edhe një projekt për ata që janë mbi 30 vjeç. Do të presni që prindërit apo ndonjë mik të më rregulloj ndonjë punë, ndërkohë që mundësia është në dorën e gjithsecilit. Duam të hapim dritaren dhe përpjekjen për sa më shumë mundësi. Këtë do ta bëjmë me fondet e Qeverisë dhe këtë do të zhvillojmë më tepër. Ide për projekte interesante ka edhe përreth Shqipërisë.
Mos harroni asnjë herë, vendet nuk dallohen për shkak të asaj që kanë, por për shkak të asaj që dinë, nuk të bën të pasur ajo që ke, por ajo që di. Kjo është fatkeqësia e vendeve të prapambetura, që janë edhe vende që dinë më pak.
Norvegjia falë burimeve ujore cilësohet si vendi i Sheikëve në Evropë. Shqipëria e dyta më e pasura për burimet ujore, logjikisht duke vlerësuar atë që kemi, duhet të ishim të dytët. Por fatkeqësisht jemi të fundit. Dhe fatkeqësisht kjo na është kthyer në një problem.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO