'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë

Është nënshkruar këtë të mërkurë në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pas këtij lajmi, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur në rrjetet sociale qytetarëve të cilët shpreheshin se “Rama veq arab ka mbet. Pse nuk Biznese me Evrop e Amerik?” dhe shkonin më tej duke thënë se qeveria shqiptare s’ka interes për thithjen e investimeve nga Perëndimi.

Përmes rubrikës “Sy m’sy”, në episodin e saj të shtatë, Rama tregoi se “para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane”.

Ai hedh poshtë pretendimet e komentuesve duke theksuar se investimet e huaja në Shqipërinë kalojnë vlerën e 1 miliard eurove dhe se pjesa më e madhe e kësaj shifre bazohet në Perëndim.

“Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja: Rama ka mbet veç me arab, pse nuk bën biznes me Europë e Amerikë”,- komenton Simoni. “Ta kthej unë përgjigjen – komenton Fatosi – se nuk duan vëlla, nuk kanë interes”. Tani nuk e di për e ka Fatosi që nuk do, që s’ka interes: për ne apo për Europën e Amerikën, siç pyet Simoni, por për këdo ta ketë, nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme njëherë, ku ishim mes arabëve dhe italianëve, dhe Italia është në Europë, apo jo Simon? Apo jo Fatos? Tani, e dini sa biznes bëjnë investitorët e huaj në një vit në Shqipëri? Investime të reja, mbi një miliardë euro. Dhe e dini nga vijnë? Europë dhe Amerikë shumica dërrmuese që mos të them të gjitha bashkë. Po ne qeveria, sa e sa projekte bëjmë ne me financime të huaja. Dhe e dini se nga vijnë? Nga Europa thuajse të gjitha dhe para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane. Kjo është e vërteta, por është po ashtu e vërtetë, siç kemi çuar komplet në një nivel tjetër me Europë dhe Amerikë i dashur Simon, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe. Sidomos me Emiratet dhe Arabinë Saudite dhe po afrohemi ndjeshëm edhe me Katarin. Është një marrëdhënie pozitive me një potencial të jashtëzakonshëm dhe krejt të pashfrytëzuar në të kaluarën. Ndërkohë që përparimet e këtyre vendeve, janë kolosale në çdo aspekt. Prandaj faleminderit që u bëtë sebet për këtë shkëmbim sy m’sy për këtë temë. Vazhdoni të më ndiqni dhe nuk ka nevojë o burra, nuk ka nevojë për të marrë informacionin që ju duhet. Merrni informacionin pastaj doni kë të doni”,-u shpreh Rama.

 

 

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit

Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit