Rama vesh bluzën''Ti je një luledielli''
Fëmijët kanë një mundësi më shumë

Rama vesh bluzën''Ti je një luledielli''<br />Fëmijët kanë një mundësi më shumë
Edhe kryeministri i vendit Edi Rama i është bashkuar nismës më të famshme për momentin ‘’Ti je një luledielli’’.

Kryeministri ka postuar foto së bashku me Albana Osmanin, ideatoren e kësaj nisme, ku ka treguar mbështjetjen e tij për t'i ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga gjaku.
 
‘’Sot me Albana Osmanin për të mbështetur nismën e saj të bukur në mbledhjen e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe që po kurohen me përkushtim të posaçëm në pediatrine e QSUT. Vish një lule dielli që këta fëmijë të kenë një mundësi më shumë. #tijenjeluledielli"
-ky është statusi i Ramës në Facebook.

Rama dhe Albana
(Kryeministri Rama dhe Albana Osmani)
 
Ti je një luledielli është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.

Kësaj nisme i janë bashkuar figurat më të rëndësishme të politikës, artit por edhe njerëz të zakonshëm që duan të ndihmojnë fëmijët.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Mendim ndryshe brenda PD-së së non gratës, apo parti e re?! Vula te Berisha ndan edhe më shumë demokratët

Mendim ndryshe brenda PD-së së non gratës, apo parti e re?! Vula te Berisha ndan edhe më shumë demokratët