Rama vijon nesër fushatën në Shkodër, PD paralajmëron protesta

Rama vijon nesër fushatën në Shkodër, PD paralajmëron protesta

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kthehet nesër në takimet elektorale në rrethe, pikërisht në qarkun e Shkodrës ku pritet të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet. Nga ana tjetër PD i ka bërë thirrje strukturave të saj të ngrihet në protestë për të penguar vizitën e kryeministrit në këtë qytet.

Kryeqendra e veriut ka qenë edhe qendër e përplasjeve mes dy kaheve politike përgjatë ditëve të fundit. Duke qenë në listën e bashkive të djathta, ajo është bërë pjesë e aksionit opozitar për të penguar instalimin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit me pretendimin se do vijojnë t'i binden dekretit të presidentit për anulimin e 30 qershorit.

Incidentet u përshkallëzuan ditën e djeshme, ku një shkollë ra pre e sulmeve duke u përfshirë nga flakët, si pasojë e të cilave u dogjën dy klasa të cilat do të shërbenin si magazina për materialet zgjedhore. Pas kësaj ngjarje policia arrestoi 5 persona.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 19/06/2019 21:36

    Shkodrante e nershum jan me edi.

    Përgjigju
  • Blend: 19/06/2019 17:22

    O Rama as mos e rruj fare per disa kodoshe e kodosh me ne krye nje Voltane e nje fare Bardh Spahi e disa te tjere qe i shkojne pas, Shkodra ashte vendi qe don kulturen ,don qetsine ,don zgjedhje , me ece perpara dhe jo si deri tash qe ashte zhyt midis plehut e pisllekut me nje administrate per te ardh keq ne shume drejtime, çdo shkodran e shikon kete me shume keqardhje çdo djegje e prishje te Shkodres i dhemb ma shume se çdo qyteti tjeter, mjaft se ka shume vite qe po i ngacmojne plaget e nuk po din me gjete rehatine e vet si qyteti ma turistik dhe ma bujar i vendit .

    Përgjigju
  • rama eccccc perpara: 19/06/2019 16:15

    je gjigand edo .shkodra te do !!!!shkodra kuq e zi neser

    Përgjigju
    • Dugagjinsi: 20/06/2019 06:10

      Tani po e shef sa shum e don shkodra ket neser

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja