Rama: Virusi po rishfaqet dhe më kërcënues! Tolerancë zero

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rreziku që po rishfaqet nga virusi është më kërcënues prandaj duhet të zbatohen masat me përpikmëri. 

"Motra dhe vëllezër, të më ndjeni 1000 herë por kështu jo, kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e indiferencës ndaj rregullave, për t’ia dalë mbanë deri në fund kësaj lufte, më të moshuarit e më të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma çfarë është kjo luloftë, nuk ka luftë. Çfarë është ky armik, nuk ka armik.

Çfarë është ky virus, nuk ka virus, nuk e ka ditur asnjëherë çfarë flet por sot kur të gjithë po e shohim se si po rriten numrat dhe se si po rishfaqet madje përmes numrave më kërcënues se sa dukej më parë, rreziku që është i njëjti në fakt i një skenari katastrofik, duhet minimalisht të heshtë e të zbatojë rregullat si gjithë të tjerët. Virusi nuk ka këmbë por përdor këmbët e budallëkut njerëzor e për budallëkun në këtë rast, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç tolerancës zero kudo që ai të shfaqet e me këdo që ai të shfaqet në krah.

Ky është një moment kur duhet të mendojmë e të punojmë bashkërisht për rimëkëmbjen. Duhet të mendojmë e të punojmë bashkërisht për lehtësimin e barrës së të gjithë atyre që krijojnë punë dhe japin punë e njëkohësisht për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit në një fazë kur pasi të kemi formëzuar planin tonë ambicioz të ri kombëtar të Shqipërisë 2030, do të na duhet hap pas hapi të provojmë me njëri tjetrin e për njëri tjetrin se ia dolëm jo vetëm përballimit të rrezikut në aspektin shëndetësor por edhe përballimit të sfidës në aspektin ekonomik.

Unë kam shumë besim se nëse ne sot bëjmë të gjithë ato detyrat e bezdisshme por të thjeshta sidoqoftë të distancimit social e të mbrojtjes së vetes, familjes e njëri – tjetrit, jemi në një rrugë të mbarë e pa diskutim, vitin e ardhshëm do të fillojmë të shohim fryte që nuk i kishim menduar më parë me thënë të drejtën pas dy goditjeve që morëm, tërmetit dhe goditjes globale që na ra edhe ne mbi kokë të Covid-19" tha ai.


Lajmi kryesor:

Rritja alarmante e të infektuarve, Rama: Asnjë grumbullim (as politik), burg bizneseve në shkelje, penalizim qytetarëve që kapen pa distancim


  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Dukaj u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici