TIRANE-Rritja alarmante e shifrave të të prekurve me COVID në Shqipëri në 10 ditët e fundit, që kulmoi sot me 82 raste, ka bërë që qeveria të ndërhyjë për të forcuar masat e distancimit social. Kryeministri Edi Rama tha sot se nuk do të tolerohen më biznese që nuk respektojnë protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cenimi i jetës së qytetarëve. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të penalizohen dhe qytetarët nëse nuk respketojnë distancimin social. Por si arritëm deri këtu? Kryeministri tha se e priste që numrat do të rriteshin duke e cilësuar si gjë normale pas rihapjes. Madje, ai tha se me vetëdije nuk janë marrë masa të forta ndëshkuese për bizneset këtë periudhë të rihapjes me argumentin për të qenë mirëkuptues, por kjo e agravoi situatën.

"Kur vendosëm që të heqim masat dhe të lirojmë përfundimisht ishim të qartë se hapja do të sillte edhe rrezikun e harresës, por bëmë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe do ta bënim sërish, aty ky ishim dhe e bëmë në kohën e duhur me protokollet për të gjithë. E kemi ditur dhe e kemi thënë se numrat do të rriteshin, gjëja më normale, pasoja ma e natyrshme që ndodh pas hapjes dhe po u ndodh të gjitha vendeve, ku më shumë e ku më pak, ashtu si kundër kam kërkuar të mirëkuptoni nevojën për solidaritet të ri për rregullat. Nga ana tjetër kemi zgjedhur me vetëdije rrugën e këshillimit dhe mirëkuptimit dhe jo të ndëshkimit dhe as mbylljes së bizneseve që nuk respektojnë një për një protokollet e sigurisë, sepse kemi dashur që të jemi mirëkuptues, të bëjmë çmos, që t'ia lehtësojmë secilit sa të mundemi hallin që na zuri të gjithë bashkë".

Nëse do të vijojmë me këto numra, Edi Rama paralajmëron se fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi. "Është e kotë të përsëris sesa herë u kam thënë që COVID-i është armik i padukshëm dhe sa shumë u shtuan zërat tuaj se kjo është lojë dhe konspiracion. Nuk u vë fjalën e as atyre që me politikën e tyre hip se të vrava dhe zbrit se të vrava dhanë shembuj skandaloz me fjalët dhe tubimet rrugëve. Unë isha dhe jam dakord me shumë kënd që kërkonte ditë më shumë ditë pas dite kthimin në normalitet duke thënë se shëndeti i ekonomisë familjare nuk mund të dobësohej përtej një pike të caktuar. Ekonomia bie dhe ngrihet, të vdekurit nuk ringjallen. Një mbyllje tjetër do të ishte dërrmuese për Shqipërinë, për cdo familje dhe burimet e energjisë së rimëkëmbjen.  Nëse do të vijojmë kështu, fatkeqësisht do të na duhet të rimbyllemi dhe të përballojmë me shumëfish sekëlldinë që provuam kur u mbyllëm dhe pasojat e plagëve që morëm nga mbyllja e parë. As në mend nuk dua ta coj këtë, pasi kam bindjen se ende e kemi vetë në dorë. Numrat janë shqetësues, por në kontroll, testimet janë rritur" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:57
Rama jep 3 masat e rëndësishme: Nuk lejohen grumbullime, burg bizneseve në shkelje dhe penalizime për qytetarët që shkelin rregullat

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të tolerohen më asnjë biznese që nuk respekton protokollin e sigurisë dhe përveç gjobave do të aplikohet dhe heqja e lirisë, pasi nuk mund të lejohet cenimi i jetës së qytetarëve. Gjithashtu nuk do të lejohen grumbullimet dhe do të penalizohen dhe qytetarët në rrugë nëse nuk respketojnë distancimin social.

"Pasi kam folur gjerë e gjatë me ekspertët dhe ministren e Shëndetësisë, të gjitha këto ditë, po ju bëj me dije sa më poshtë:

E para, nuk do të lejojmë më në asnjë mënyrë, asnjë lloj grumbullimi, qoftë dhe politik dhe u them të gjithëve vazhdoni punën, liria e lëvizjes është e garantuar, liria e shprehjes nuk ka qenë kurrë e diskutuar por grumbullime më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë, nuk do të lejohen më.

Policia e shtetit duhet e do të bëjë detyrën, pa bërë më asnjë dallim, kudo qoftë e ndaj kujtdo qoftë në çdo kilometër katror të Republikës së Shqipërisë e kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrat e lejuar nga protokollet e sigurisë do të penalizohet drejtpërdrejtë, individualisht.

E dyta, bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë, nuk do të tolerohen më dhe u kujtoj të gjithë atyre që kanë një biznes, më vjen keq por duhet t’jua kujtoj, se përveç gjobave, rrezikojnë edhe heqjen e lirisë në rast se kapen në shkelje të protokolleve duke rrezikuar drejtpërdrejtë shëndetin e njerëzve të cilëve u shërbejnë.

E treta, vetë qytetarët do vijojnë të qarkullojnë lirisht, pa kufizime, pa larg qoftë autorizime të asnjë lloji por ama, edhe ata do të penalizohen nëse kapen në shkelje të rregullave të thjeshta por shumë të bezdisshme të distancimit social në hapësirat e përbashkëta publike.

Motra dhe vëllezër, të më ndjeni 1000 herë por kështu jo, kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e indiferencës ndaj rregullave, për t’ia dalë mbanë deri në fund kësaj lufte, më të moshuarit e më të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma çfarë është kjo luloftë, nuk ka luftë. Çfarë është ky armik, nuk ka armik. Çfarë është ky virus, nuk ka virus, nuk e ka ditur asnjëherë çfarë flet por sot kur të gjithë po e shohim se si po rriten numrat dhe se si po rishfaqet madje përmes numrave më kërcënues se sa dukej më parë, rreziku që është i njëjti në fakt i një skenari katastrofik, duhet minimalisht të heshtë e të zbatojë rregullat si gjithë të tjerët." tha Rama

Ora 15:56
Rama: Virusi po rishfaqet dhe më kërcënues! Tolerancë zero

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rreziku që po rishfaqet nga virusi është më kërcënues prandaj duhet të zbatohen masat me përpikmëri. 

"Motra dhe vëllezër, të më ndjeni 1000 herë por kështu jo, kështu nuk vazhdohet më tutje, nëse nuk duam të vrasim me papërgjegjshmërinë e indiferencës ndaj rregullave, për t’ia dalë mbanë deri në fund kësaj lufte, më të moshuarit e më të dobëtit fizikisht mes nesh. Kush thotë akoma çfarë është kjo luloftë, nuk ka luftë. Çfarë është ky armik, nuk ka armik.

Çfarë është ky virus, nuk ka virus, nuk e ka ditur asnjëherë çfarë flet por sot kur të gjithë po e shohim se si po rriten numrat dhe se si po rishfaqet madje përmes numrave më kërcënues se sa dukej më parë, rreziku që është i njëjti në fakt i një skenari katastrofik, duhet minimalisht të heshtë e të zbatojë rregullat si gjithë të tjerët. Virusi nuk ka këmbë por përdor këmbët e budallëkut njerëzor e për budallëkun në këtë rast, nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç tolerancës zero kudo që ai të shfaqet e me këdo që ai të shfaqet në krah.

Ky është një moment kur duhet të mendojmë e të punojmë bashkërisht për rimëkëmbjen. Duhet të mendojmë e të punojmë bashkërisht për lehtësimin e barrës së të gjithë atyre që krijojnë punë dhe japin punë e njëkohësisht për përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit në një fazë kur pasi të kemi formëzuar planin tonë ambicioz të ri kombëtar të Shqipërisë 2030, do të na duhet hap pas hapi të provojmë me njëri tjetrin e për njëri tjetrin se ia dolëm jo vetëm përballimit të rrezikut në aspektin shëndetësor por edhe përballimit të sfidës në aspektin ekonomik.

Unë kam shumë besim se nëse ne sot bëjmë të gjithë ato detyrat e bezdisshme por të thjeshta sidoqoftë të distancimit social e të mbrojtjes së vetes, familjes e njëri – tjetrit, jemi në një rrugë të mbarë e pa diskutim, vitin e ardhshëm do të fillojmë të shohim fryte që nuk i kishim menduar më parë me thënë të drejtën pas dy goditjeve që morëm, tërmetit dhe goditjes globale që na ra edhe ne mbi kokë të Covid-19" tha ai.