Buxheti i shëndetësisë për vitin 2026 do të rritet me mbi 50 milionë euro krahasuar me vitin 2025, ndërsa për barnat e Onkologjikut do të ketë një total prej 30 milionë eurosh shtesë deri në mesin e vitit, për të garantuar rimbursim domethënës dhe mbulim të plotë të barnave në të gjithë sistemin shëndetësor. Kështu tha sot Kryeministri Edi Rama në përfundim të vizitës së tij në Qendren Spitalore Universitare Nënë Tereza.

“Sa i përket vitit 2026, shëndetësia ka marrë më shumë se 50 milionë euro më shumë se në vitin 2025 dhe 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike. Kësaj shume të shtohet edhe një 15 mln tjetër në mesin e 2026 për të pasur një rimbursim domethënës të barnave të onkologjikut në shërbimin parësor dhe për të siguruar mbulimin me barna të gjithë sistemin. Në buxhet kemi vendosur një kapacitet domethënës për të rimbursuar 400,000 pacientë tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi gjithashtu vijimin e rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët, me një shtesë mesatare prej 135 euro në muaj, si dhe njohjen e vjetërsisë në punë, ndërsa do të vijojë investimi në dixhitalizim dhe inteligjencë artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve, me synimin për ndërtimin e një rrjeti kombëtar të onkologjisë dhe ngritjen e Institutit Kombëtar të Tumoreve.

"Do të vazhdojmë me transformimin e QSUT ndërsa ambicia është për të ngritur institutin kombëtar të tumoreve dhe për të pasur një rrjet kombëtar për të adresuar këtë problem në ccdo vend ku kanceri po prek gjithnjë e më shumë njerëz. Do të vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe infermierët. Deri tani, qindarkë për qindarkë, 135 euro ne muaj dhe për herë të parë, do të bëjmë dhe vjetërsinë në punë. Kjo do të jetë një shtesë tjetër që do të vlejë për mjekët, infermierët dhe teknikët. Ndërkohë do të vazhdojmë pjesën tjetër të planit për të rritur dixhitalizimin dhe inteligjencën artificiale në proceset e trajtimit të pacientëve" u shpreh Rama.

I shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala dhe drejtoresha e QSUT-së Anxhela Paparizo, Rama vlerësoi punën e mjekëve, infermierëve dhe ekipeve të emergjencës, duke u ndalur edhe te skandali i ndodhur një vit më parë në Onkologjik, të cilin e cilësoi si “një njollë që u pagua nga i gjithë sistemi”. Kryeministri theksoi se çdo vit në QSUT realizohen rreth 95 mijë ndërhyrje mjekësore të suksesshme, të cilat nuk bëhen lajm, ndryshe nga rastet e izoluara negative që ndikojnë padrejtësisht në perceptimin publik për shërbimin shëndetësor.

“Është sakrifica dhe përkushtimi i të gjithë mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të Urgjencës Kombëtare, si dhe i gjithë stafit mbështetës, që punojnë çdo orë dhe çdo ditë të vitit pa pushim, duke shpëtuar jetë dhe duke shëruar njerëz të sëmurë. E mira nuk bën lajm, e keqja po. Natyrisht, rreth 60 mijë operacione të suksesshme që kryen shërbimi ynë shëndetësor çdo vit dhe mbi 35 mijë ndërhyrje mikrokirurgjikale, të cilat janë të suksesshme, nuk bëhen lajm, sepse nuk janë lajme të këqija. Mjafton një operacion i dështuar, mjafton një tragjedi, për ta kthyer në të kundërt perceptimin për të gjithë trupën e mjekëve dhe për gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që njollosin bluzën e bardhë, kostoja e reputacionit është shumë e lartë dhe e paguajnë të gjithë. Në fund të ditës, si ata që e dinë çfarë do të thotë të shërbesh, ashtu edhe ata që marrin shërbim, e dinë se pjesa pozitive është ajo që dominon. Para se të vinim këtu, kujtuam Onkologjikun, që, siç e dini, u bë shkas në një moment të caktuar për të ulur kokën të gjithë përballë fakteve që nuk nderojnë askënd. Megjithatë, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin dhe ishin të sinqertë në fjalët e tyre. I thoja drejtoreshës dhe ministres se opinioni ushqehet me një negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim, i kujtojnë mjekët për mirë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe te transformimi i QSUT-së, duke përmendur ndërtimin e parkimit multifunksional me 1 400 vende, i cili do të lehtësojë qarkullimin dhe do të gjenerojë të ardhura për QSUT-në dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Sipas tij, rreth 80 mijë metra katrorë të territorit do të kthehen në park urban, duke ndarë hapësirat e automjeteve nga ato të këmbësorëve dhe shërbimeve.

“Ndërtesa e re e parkingut do të zgjidhë të gjithë problematikën e lëvizjes, sepse do të akomodojë të gjitha makinat që hyjnë në territorin e QSUT. Do të ketë 1400 vende dhe do të krijojë të ardhura që do të ndahen mes QSUT dhe FSHZH-së. I gjithë territori i QSUT sot, që është 80.000 katrot të bëhet parku më i madh urban i Tiranës, duke krijuar një atmosferë tërësisht tjetër, ku rrugët e makinave të ndahen nga ato të këmbësorëve e të shërbimit”, tha Rama.

Në Qendrën Spitalore Universitare QSUT Nënë Tereza po zhvillohen paralelisht disa projekte të rëndësishme që synojnë modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët, mjekët dhe studentët e mjekësisë.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:46
Hapa konkretë për Onkologjikun, Ministrja Sala: Duhet të shkojmë ne tek pacienti jo pacienti tek ne

Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala tha sot se qeveria ka rritur fokusin te Onkologjiku  duke bërë të ditur se vetëm në tre muajt e fundit është dyfishuar kapaciteti i kimioterapisë ambulatore, ndërsa po përgatitet decentralizimi i shërbimit, në mënyrë që pacientët të marrin trajtim më afër vendbanimit të tyre dhe jo vetëm në Tiranë.

“Në verë morën disa angazhime bashkë. Ju falënderoj për kontributin. I kemi vënë një fokus më të madh Onkologjikut. Të paktën në këto 3 muajt e parë, së bashku, me një përfshirje të plotë të sistemit onkologjik, ministrisë së drejtësisë dhe donatorët, bëmë hapa konkrete duke dyfishuar kapacitetin e shërbimit ambulator të kemioterapisë. Kemi në plan të decentralizojmë onkologjinë, duhet të shkojmë ne tek pacienti jo pacienti tek ne. Duhen shfrytëzuar kapacitetet rajonale në mënyrë sa më efikase” tha ajo.

Ora 16:28
Rama në QSUT: 50 milionë euro më shumë për Shëndetësinë në 2026 nga buxheti i shtetit

Në një inspektim në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", ku ndaloi edhe në Shërbimin Onkologjik, kryeministri Edi Rama theksoi se për sektorin e shëndetit publik buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm parashikon 50 milionë euro më shumë se ai i vitit 2025.

"Sa i përket vitit që vjen, ne kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë, e cila faktikisht kanë marrë 50 milionë euro më shumë se sa këtë vit. Nuk janë pak për buxhetin tonë dhe janë edhe 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike. Do kemi dhe një 15 milionësh tjetër në mesin e vitit të ardhshëm, për të pasur një rimbursim domethënës në shërbimin onkologjik. Kemi evidentuar në buxhet kapacitetet domethënëse për të rimbursuar mijëra pacientë, ndërkohë që ambicia është për të ngritur një institut kombëtar kërkimor. Do të vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe, patjetër, do të rrisim pagat për infermierët",- tha Rama.

K.B/A.A/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sali: 24/12/2025 19:22

    Eshte fatekeqesi qe teorija Berishiste te gjithe maskarenj ka hyre ne mendjen e cdo shqiptari sa dhe vehten e tyre nuk besojne,Kjo eshte fatekeqesi e maddhe per ne.Dhe kur behet nje dicka e bukur si nuk thone nje fjale te mire shyqyr qe u be e pastaj le te thone e cfare te keqija kane ne koke.

    Përgjigju
  • Toni: 24/12/2025 17:17

    Si milionat e Akshi dhe Arrsh besoj dhe keto, eshte 2 e shenojme 4.

    Përgjigju
  • jimi: 24/12/2025 17:06

    JEP DOREHEQJEN O HAJDUT..O NDYRESIRE....PSE PO NA RRI ME SI I BUKURI SHEJTAN....E GJITHE QEVERIA JOTE PO KAPET ME VJEDHJE....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 22 Dhjetor, 10:22

    Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?