Kryeministri Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologia italiane Giorgia Meloni në 'Palazzo Chigi' në Romë.

Dy liderët kanë zhvilluar një takim kokë më kokë ku kanë diskutuar mbi forcimin e bashkëpunimit mes dy shteteve. 

Pas takimit kryeministri Edi Rama shkruan se Italia në 35 vitet e fundit ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit.

Ndërsa qeveria italiane deklaron se ky takim ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus të veçantë te ndërlidhja, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e emigracionit. Gjatë qëndrimit në Itali, Rama do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Këto takimeve vijnë rreth 6 muaj pas takimit mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë ku u nënshkruan plot 16 marrëveshje të përbashkëta bashkëpunimi në disa fusha si mbrojtja, shëndetësia, siguria e infrastruktura.

Kreu i qeverisë Edi Rama do të udhëtojë edhe drejt Spanjës, ku me ftesë të homologut Pedro Sanchez, nesër do të marrë pjesë në mbledhjen e katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.

Tema të samitit do të jenë “Institucionet dhe multilaterizmi” dhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet rregullimit të mjedisit dixhital për të luftuar dezinformimin, forcimit të institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

Në kuadër të Samitit, Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin Sanchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:40
Takimi me Melonin dhe Crosseton në Rome, Rama publikon fotot nga vizita në Itali

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh nga takimi i ngrohtë që ai pati të enjten me homologen italiane Giorgia Meloni në “Palazzo Chigi”, në kuadër të vizitës zyrtare në Itali.

Në pamjet e publikuara shfaqet pritja dinjitoze që Meloni i rezervoi kryeministrit shqiptar, ceremonia e takimit, momentet mes dy liderëve dhe prezantimi i delegacionit që shoqëron kreun e qeverisë në këtë vizitë.

Në foto duket qartë edhe përzemërsia e Meloni teksa takon anëtarët e delegacionit shqiptar, ku bënin pjesë edhe Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo. 

Pas takimit me Melonin, Rama zhvilloi edhe një bisedë me Ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Guido Crosetto

Ora 18:04
Italia rikonfirmon partneritetin me Shqipërinë, Meloni pas takimit me Ramën: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve

Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, në një takim zyrtar në “Palazzo Chigi”.

Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi vjen pesë muaj pas samitit ndërqeveritar të zhvilluar në Romë dhe ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te ndërlidhja, mbrojtja dhe bashkëpunimi në fushën e emigracionit

Njoftimi i Pallatit Chigi

"Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, priti sot në ‘Palazzo Chigi’ Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të Romës, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të forcimit të partneritetit mes dy vendeve në sektorët me interes të përbashkët, me fokus të veçantë te ndërlidhja, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e emigracionit"

Ora 17:27
Takimi me Melonin në Romë, Rama: Asnjë qeveri italiane s’ka bërë kaq shumë për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjete sociale një foto nga takimi me homologen italiane Giorgia Meloni në Romë, duke dhënë një mesazh të shkoqur për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në postimin e tij, Rama thekson se Italia ka qenë gjithmonë pranë Shqipërisë, por qeveria Meloni bën një dallim të fortë për zhvillimin dhe sigurinë e Shqipërisë 

"Të gjitha qeveritë e Italisë në 35 vitet e fundit kanë qenë posaçërisht dashamirëse ndaj Shqipërisë, por asnjë qeveri italiane nuk ka vënë në lëvizje një program kaq të ngjeshur bashkëpunimi strategjik me Shqipërinë, sa qeveria e Giorgia Melonit. Afrimi i mëtejshëm me Italinë përmes projekteve të mëdha e konkrete sjell më shumë zhvillim e siguri për Shqipërinë" shkroi Rama në rrjete sociale. 

Ora 14:37
Rama publikon foton para takimit me Melonin: Duke përsëritur mësimet, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka

1776343032_rama.jpg

Foto: Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Itali, ku do të zhvillojë edhe një takim me Giorgia Melonin.

Para takimit që pritet të mbahet në orën 15:00, kreu i qeverisë ka shpërndarë edhe një foto nga Roma, ku thekson se po përsërit mësimet.

“Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arjan: 16/04/2026 20:56

    Mjafte ore kopuk, nese nuk ke respekt per vendin e personazhin qe te pret, ki respekt per nje trupe te tere ushtarake qe po te nderon, e cnderon ne vend te tere, nje popull e bere gazi botes, o kupuuuuk, nuk je ne mbremje te matures aty

    Përgjigju
  • Toni: 16/04/2026 20:00

    Esht bo boz. Me te ardh me vjell.

    Përgjigju
  • Baba: 16/04/2026 17:48

    Super llum. Kancer o Zot leket e vjedhura

    Përgjigju
  • Pensioni minimal: 16/04/2026 16:58

    Rama nga korrik 2026 duhet me ligj pension minimal 300€ ne Shqipëri sepse po qesh bota me pension 70-100€ muaj

    Përgjigju
  • redi: 16/04/2026 16:53

    Shohu i neverutsgem por dhe perulje te shtetit shqiptar .Pa asnje diskutim Italia mbetet suportuesja me e madhe ne BE per Shqiperine

    Përgjigju
    • Den: 16/04/2026 20:02

      Tiran me popullin e tij dhe servil dhe sahan lepires me te huajte Te huate e njohin dhe e zhfrytezojne per qëllimet e tyre,por ai harron qe e hedhin dhe si limon i shtrydhur

  • Sondazhi i ditës: 16 Prill, 10:55

    A e keni siguruar banesën tuaj kundër zjarrit?