Kryeministri Edi Rama ka vizituar shkollën "24 maji" në Vlorë, ku po përgatiten për fillimin e mësimit në vitin e ri shkollor.
Gjatë inspektimit të godinës, Rama tha se ishte një vendim i vështirë për nisjen e shkollave në një kohë të tillë, por pasojat që mund të lërë mungesa e shkollës tek fëmijët janë më të mëdha.
Ai tha se fëmijëve u duhet shpjeguar me kujdes dhe durim situata kalimtare në të cilën ndodhemi.
"Kjo është një sfidë shumë e madhe që kemi ne, por ju keni në radhë të parë sepse jeni çdo ditë. Na është dashur që ta marrim këtë vendim shumë vështirë për rifillimin e shkollave. Faktikisht porsa kemi ndjekur të gjitha shtetet po e marrin.
Është vendim shumë i vështirë sepse edhe pse thuhet dhe faktet thonë se fëmijët janë më pak të rrezikuar, e para nuk është e vërtetë për të gjithë fëmijët.
E dyta fëmijët vetë mund të jenë më pak të rrezikuar, por janë transportues. E marrin e sjellin në shtëpi. Padiskutim siç ka ndodhur në vendet e tjera dhe siç presin të gjitha vendet që të ndodhë, do të ketë prapë rritje të numrave. Por nga ana tjetër kostoja psikologjike e mos hapjes së shkollave dhe mbajtjes së fëmijëve nëpër shtëpia përsëri është shumë e madhe dhe pasojat që mund të lërë kjo ndarje shumë e gjatë me shkollën, janë realisht shumë të mëdha. Midis të dyjave ne si shumë të tjerë kemi bërë këtë zgjedhje, por në këtë zgjedhje rolin e posaçëm e keni ju për të qenë sa më strikt.
Çështja është të jetë strikt dhe të jesh i duruar sepse nuk bëhet kjo me britma, me rreshtore, me imponim, por duhet edhe me shpjegim", thotë Rama.
Pas inspektimeve në shkollën "24 maji", Rama ka vizituar punimet në Lungomare të Vlorës, ku u tha se pritet të mbarojë në pranverën e vitit 2021.
Kryeministri Edi Rama vizitoi shkollën "24 maji" në Vlorë ku pritet të nisë mësimi me datën 14 shtator.
Teksa ka folur për durimin që duhet të kenë mësuesit me fëmijët për t'i shpjeguar situatën, Rama mori shembullin e djalit të tij të vogël, Zahos, për të cilin tha se si të gjithë fëmijët e tjerë është e vështirë t'i shpjegosh se pse duhet të rrijë larg shokëve.
"Hajde shpjegoja Zahos pse nuk duhet të takohesh me shokun, pse duhet t'i rrish shokut larg. Pse duhet të mbash maskën, pse duhet të lash duart vazhdimisht etj. Hajde shpjegoja. Ndërkohë që i gjithë shpjegimi jonë është foli shokut, rri afër shokut, jepi dorën shokut. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme për të punuar bashkë me prindërit që dhe prindërit të jenë pjesë e kësaj. Pra duhet futur e gjithë bota e fëmijëve në një kornizë, por pa i ndrydhur dhe pa i krijuar deformacione në mënyrën e perceptimit sepse është e nevojshme t'i thuhet që kjo është e përkohshme. Që ne do t'a kalojmë këtë gjë po hajde shpjegoja përkohshmërinë etj etj. Është një sfidë shumë e madhe, ju e keni këtë barrë.
Nga ana tjetër duhet punuar me mësuesit që të jenë të vetëdijshëm. Mësuesit nuk kanë faj që të jenë të stresuar, edhe pa Covid ndonjëherë shpërthejnë. Është një punë kolosale që ju duhet ta bëni", tha Rama.
Ndërkohë Rama ka paralajmëruar se nuk dihet se sa mund të zgjasë kjo situatë, prandaj përgatitjet duhet të jenë për një kohë të gjatë.
"Puna e maturantëve ishte e përkohshme. Me një kohë të shkurtër me një qëllim që realizohet brenda pak javësh, ne shqiptarët jemi shumë të zotë. Kur vjen puna për ta bërë këtë mënyrë pune në një kohë të gjatë, ne jemi pak më të vështirë. Sepse disiplina në një kohë të gjatë, ne e kemi pak të vështirë. Këtu ka shumë rëndësi lidershipi. Juve drejtoresha që mos të humbni durimin çdo ditë.
Se nuk e dimë se kur mbaron, se di askush. Prandaj duhet të përgatitemi për këtë vit. Nuk ikën virusi kështu vetë, duhet të keni bashkëpunim", përfundoi Rama.
Shkolla ime e femiris.U be si shkollat me te mira te Europes.Vetem Rilindja eshte e afte te realizoje keto endra.
Përgjigju