Rama: Vlora, qyteti me portofolin 
më të madh të investimeve në vend

132 milionë dollarë janë investimet në total që kanë nisur të kryen në dy vitet e fundit dhe që do të nisën vitin e ardhshëm në Vlorë. Projektet kanë të bëjmë me ndërhyrje në infrastrukturë dhe projekte transformuese urbane.
 
Kryeministri Edi Rama ishte sot në çeljen e zyrës së re rajonale të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në qytetin e Vlorës, e cila do të shërbejë si pikë koordinimi me agjencitë e tjera qendrore e vendore, si dhe donatorët, për koordinimin dhe monitorimin e investimeve në zonë.
 
“Janë volumi më i madh i financimeve sepse është një qark me një rëndësi strategjike. Mirëpo ky volum financimesh duhet të kthehet në vepra të prekshme. Nuk na mungojnë dhe nuk ka kanë munguar paratë për investime, por çështja është se mungojnë projektet”, tha Rama në takimin ku merrnin pjesë Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, Drejtori i FSHZH Benet Beci, si dhe kryetarët e bashkive të rajonit të Vlorës, të majtë dhe të djathtë.
 
rama ne vlore

Efektete e këtyre projekteve pas një peridhë “rrumpalle urbanistike”, kryeministri tha se do të ndihen vitin e ardhshëm duke u treguar mirëkuptues për padurimin e qytetarëve.
 
“Jam shumë shpresëplotë që me ecurinë e këtyre projekteve, që edhe qytetarët që janë të paduruar prej 25 vite e kusur vitesh zhgënjime por pastaj si vlonjatë janë posaçërisht të paduruar prej shekujt dhe mbase mijëvjeçar që kanë ardhur në këtë botë me energji të mëdha dhe inat të madh të mund të prekin nga afër veprat konkrete për të cilat jemi kaq ngushtësisht të lidhur me njëri-tjetrin në këtë territor. Dua t’i siguroj se Vlora mbetet prioritet strategjik”, deklaroi Rama.
 
Viti 2016 do të shënojë për Vlorën nisjen e projekteve të reja, bashkëfinancime të qeverisë shqiptare me donatore të huaj. Projekti për Rrugën e Lumit të Vlorës, i cili ka një vlerë rreth 64 milion USD; si dhe projekti i financuar nga Banka e Këshillit të Europës, “Zhvillimi i integruar i zonës bregdetare dhe maleve përreth”, i cili parashikon për rajonin e Vlorës një portofol investimesh prej rreth 25 milionë Euro. 
 
Për sa i përket investimeve në Bashkinë Vlorë, Loti i parë i këtyre investimeve ka një vlerë prej rreth 5.2 milionë Euro. Projekti “Akupunktura Urbane e qytetit të Vlorës”, përfshin ndërhyrje të integruara në një sipërfaqe prej rreth 170,000 m², të cilat konsistojnë në lehtësimin dhe përmirësimin e lëvizjes, duke i dhënë një frymëmarrje të re hapësirave publike. Projekti përfshin ndërhyrjet në segmente të rëndësishme si, rruga Transballkanike, bulevardin qendror, rrugën e spitalit të Vlorës, si dhe rikonstruksionin e rrugës “Dhimitër Konomi”.
 
Ndërsa në vijën bregdetare të Jonit dhe Bashkinë Himarë Loti i parë i investimeve do të ketë një vlerë prej 11.7 milionë Euro, të cilat parashikojnë projekte për restaurimin dhe rikualifikimin urban të territorit në fshatrat e vjetër të Dhërmiut dhe Vunoit; ndërhyrje transformuese në zonën e plazheve të Dhërmiut dhe Jalit, si dhe rikualifikim urban të qendrës së Himarës si vazhdimësi e ndërhyrjes në shëtitoren e saj.
 
Deri tani në rajonin e Vlorës janë zbatuar dhe janë në përfundim rreth 18 projekte të infrastrukturës të investuara nga qeveria në kuadër të Fondit për Zhvillimin e Rajoneve dhe projekteve të tjera zhvillimore në vlerën prej rreth 36 milion dollarë. Fokusi i këtyre investimeve kanë qenë rikualifikimet urbane, infrastruktura rrugore, dhe ujësjellësat në zonën bregdetare Himarë, Sarande.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune

‘Studio Live’/ Bejtja: Sazani jo më ‘pika e zjarrit’, i vetmi ‘agresion’ na vjen nga turizmi! Kushner s’është investitori më i madh! Çoçoli: Investimi 1,4 mld USD, 1 mijë vende pune