Kryeministri Rama së bashku me bashkëshorten Linda Rama ka votuar sot në zonën e tij në perfiferi të Tiranës në Surrel nga ku qartësoi edhe njëherë risinë e këtyre zgjedhjeve me reformën e re administrativo territoriale.
Rama tha se me reformën e re nuk ka më katundar apo qytetarë edhe "ai që është në një fshat të humbur të kryeqytetit është qytetarë tashmë",- theksoi kryeministri Rama. Si të gjithë liderët politik që votuan sot edhe kryeministri i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në votimet historike sipas tij
"Kush nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet"- u shpreh kryeministri në fjalën e shkurtër përpara gazetarëve. Kryeministri gjatë pjesëmarrjes në votim ishte i veshur mjaft sportiv.
Pas shpërnguljes në banesën e re, Rama ka kërkuar të ndryshojë dhe njësinë bashkiake ku ka qenë i regjistruar. Në zgjedhjet e shkuara, Rama ka votuar në qendrën e votimit në shkollën “Pjetër Budi”, të njësisë bashkiake 7 në Tiranë.
/Shqiptarja.com

VIDEO