Rama: 40% rritje pagash për mësuesit e bluzat e bardha në mandatin e tretë, zero për parlamentarët! 23% taksë kush paguhet mbi 2.5 mln! (VIDEO)

TIRANË- I bindur se do të fitojnë mandatin e tretë kryeministri Edi Rama, shpalosi premtime konkrete në programin e socialistëve për taksat, pagat, bizneset dhe objektivat tërësore për ekonominë. Teksa e konsideroi “menu dëshirash kap ç’të kapësh” programin e PD-së, kreu i qeverisë njoftoi se do i qëndrojë progresivitetit në paga, por duke ndryshuar fashat. Ndryshe nga tani, ai premtoi se 23% do të tatohen pagat mbi 250 mijë lekë dhe jo më pagat mbi 150 mijë lekë.

Deri në fund të mandatit të tretë paga minimale do të ketë arritur 40 mijë lekë dhe deri në këtë nivel nuk do të paguhet tatim. Ndërsa aktualisht paga aktuale minimale deri në 30 mijë lekë e ka zero tatimin. Sa i takon pagave të shtresës së mesme mbi 40 mijë lekë deri në 250 mijë lekë do të taksohen me 13% vetëm për vlerën mbi 40 mijë lekëshin. Në 4-vjeçarin e ardhshëm, Rama premtoi se do të ketë përsëri rritje rrogash për disa kategori, por jo për parlamentarët.

Për kryeministrin taksa progresive ecën mbi parimin e së drejtës dhe kush paguhet më shumë duhet të paguajë më shumë, ndërsa programin e kundërshtarëve për taksën e sheshtë 9%, e cilësoi në favor të të pasurve, që deri dje opozita i ka akuzuar si oligarkët e PS. Jashtë vëmendjes nuk mbeti as biznesi, që do të jetë pa taksa deri në vitin 2029. Qeveria ka menduar edhe për një paketë të dedikuar për fasonerinë si dhe për kthimin e emigrantëve për të investuar në Shqipëri. Nga ana tjetër qeveria krahasoi edhe të ardhurat nga investimet e huaja, sipas të cilët janë 200% më të larta në vlerë monetare sesa gjatë qeverisjes së PD-së.

Premtimet e kryeministrit Edi Rama sot
0 tatim fitimi me pagën deri 400 mije lekë në janar 2022
Ulje e tatim fitimit mbi pagat deri 2.5 milionë lekë nga 1 janari 2022
Zero Tatim Fitimi dhe Zero Tvsh për biznesin e vogël deri në 2029
Paga Minimale 400 mije lekë deri në fund të mandatit
Zero rritje pagash për deputetet e ministrat deri në 2025

Pagat aktualisht tatohen
Paga 0-30 mijë lekë nuk tatohen
Pagat mbi 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë taksohen 13%
Pagat mbi 150 mijë lekë tatohen 23%

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:40
Denaj: 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri (VIDEO)

Ministrja e Financave, Anila Denaj, deklaroi sot se në 'Planin e Veprimit' Partia Socialiste synon mbështetje edhe më të madhe për biznesin. Ajo tha se do të jepet 5 mijë grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri.

"Kur erdhi PS në Shqipëri ishte ulur këmbëkryq informaliteti. Kur Partia Socialiste lançoi për herë të parë taksimin e drejtë, nuk ua merrte mendja askujt se për mbi 90% të punonjësve do të ulej barra fiskale. Sot, 94% e shërbimeve tatimore ndodhen online. Kemi rikthyer shpresën për një proces të thjeshtë, kemi rimbursuar TVSH-në në kohë optimale, angazhimi është dhe do të mbetet. Prej 1 janari të këtij viti biznesi i vogël do të paguajë 0 taksa. Pagesa e taksave do të jetë e gjitha dixhitale. Kemi mbështetur bizneset. Në do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve", tha Denaj.

Ora 10:30
Rama: Zero rritje të pagës së parlamentarëve deri në 2025! Përfitojnë mjekët, mësuesit dhe administrata (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë gjatë mandatit të tretë do të rriten me 40% pagat e mësuesve dhe bluzave të bardha, 30% administratës, por pagat e parlamentareve nuk do të pësojnë asnjë rritje.

“30% do të rriten dhe pagat e administratës, ndërkohë që pagat e qeveritarëve nuk do të rriten asnjë qindarkë. Taksa për bizneset e vogla do të mbeten zero. Duhet të krijojmë më shumë vende të reja punë në sektorin privat, duke përmirësuar rritjen e investimeve të huaja, duke fuqizuar arsimin profesional, duke ulur taksat për biznesin. Kemi skuadrën që mundet”, tha Rama.

Ora 10:23
Rama: Taksa e sheshtë është rreziku më i madh, si mund të paguajnë njëlloj ata që opozita i thotë 'oligarkë' (VIDEO)

Në prezantimin e 'Planit të Veprimit', Kryeministri Rama bëri një krahasim të taksës së sheshtë që propozon opozita dhe taksës progresive që thotë Partia Socialiste.

"Taksa e sheshtë është rreziku më i afër dhe më konkret për të gjithë ata që punojnë në shtet dhe privat dhe janë nga 300 mijë deri në 1.2 milionë. Dëgjojeni një shifër lemeritëse se çka bërë në të kaluarën taksa e këtyre që duan të rikthehen. Kur ne e shporrëm taksën e sheshtë dhe vendosëm taksën progresive u kursyen 12.5 miliardë lekë që janë kursyer, pra 1 miliard dollarë kanë mbetur në tryezën e çdo familje shqiptare në këto 8 vite. Tani vijnë këta dhe na thonë që do të na jepni 9% taksë nga paga juaj dhe 'oligarkëve' siç thonë ata për më të pasurit do tu kërkohet e njëjtë barrë fiskale. Sfida është si t'i fusim sa më shumë lek në xhep shqiptarëve ata kanë guximin të thonë Shqipëria fiton duke ulur nga 15 në 9 % pikërisht fitimin e atyre që mua mi kanë hedhur në kurriz. Si mund të tallen këta me të gjithë o njerëz të mirë. Me taksën e sheshtë për 7 vite biznesmenët e mëdhenj dhanë për shtetin 86 milionë dollarë, ndërkohë që në më pak vite me taksën progresive dhanë 481 milionë dollarë. Ata janë vetëm xhepin dhe për rrethin e tyre", tha Rama.

 

Ora 10:14
Rama: Do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë dhe 1.5 mln! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se deri në fund të mandatit të tretë paga minimale do të bëhet deri në 40 mijë lekë, e ndërsa nga 1 janari për këtë pagë nuk do të taksohet. Rama ka sqaruar gjithashtu se do të taksohen me 23% kush paguhet mbi 2.5 mln lekë në muaj

“Nuk kanë një plan për të qeverisur, por një menu për të marrë vota. Ne do sigurojmë pagën minimale në 40 mijë lekë deri në fund të mandatit të tretë. Në janar do e heqim taksën për pagën deri në 40 mijë lekë, duke nisur nga ky vit 63% e të punësuarve nuk do të kenë taksë mbi pagën, të gjitha do i çojnë në shtëpi. Ka një kategori të të punësuarve marrin 1.5 mln në muaj, do e ulim tatim fitimin për ata që marrin 2.5 mln në muaj”, tha Rama

Ora 10:09
Rama: 'Plani i Veprimit' i PS është me objektiva dhe masat konkrete jo menu dëshirash 'ta hajë kush ta hajë' si ai i atyre (VIDEO)

Kryeministri Rama është shprehur sot se shqiptarët do i japin PS-së mandatin e tretë sepse sipas tij 'reformat i çojmë përpara vetëm ne'.

"U ka bërë bisht të vështirave populli e ka lënë PS-në në baltën e vet. Sot kur ne duam një mandat të tretë populli është gati të na mbështesë. Jo se kemi bërë gjithçka mirë dhe se sovrani nuk ka pakënaqësi ndaj nesh. Ka dhe me të drejtë. Por populli është gati të na mbështesë sepse populli e di që ne nuk kemi shmangur vështirësitë. Reforma e energjisë, reforma e qeverisjes vendore që eliminoi 300 vatra taksash e vjedhjesh, reforma dixhitale, reforma e pronës që është futur më në fund në rrugë të drejtë, reforma në drejtësi e të tjera akoma. Nëse këto reforma do të ishin bërë më parë Shqipëria do të ishte shumë më ndryshe. Sot të tëra këto reforma kanë hyrë në rrugë, e cila është e mundimshme por është e vetmja rrugë për ta çuar Shqipërinë përpara. Dhe e vetmja forcë që mund  ta bëjë këtë jemi ne. Vizioni ynë për ta bërë Shqipërinë të ardhmen e çdo shqiptari. Plani ynë i veprimit është një program qeverisë me masa dhe afate të caktuara. Programi i tyre është në menu dëshirash që 'ta hajë kush ta hajë'. Ne themi sot në 'Planin tonë të Veprimit' që do të jetësojmë Shqipërinë e vitit 2030 dhe jo një plan për të joshur elektorat", tha Rama.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Auguri: 15/03/2021 18:12

    Po rritet pagat,Sh mirë,por duhet konsideruar inflacioni!.. Mësueseve duhet t'u rritni edhe Pensionet!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë