Rama: Zgjedhje në 18 qershor
Basha: Pa PD as pas 100 vitesh

Rama: Zgjedhje në 18 qershor<br />Basha: Pa PD as pas 100 vitesh
TIRANE-Për kreun e maxhorancës zgjedhjet nuk do të shtyhen. 

Për kreun e maxhorancës zgjedhjet nuk do të shtyhen. Nga salal e Parlamentit, Edi Rama tha se ‘i dolën borxhit’, PD me ofertat për zgjidhje të ngërçit.

Por nuk mendon kështu kryeopozitari Lulzim Basha. Sipas tij, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë kurrë në Shqipëri, as këtë vit, por as në 100 vitet e ardhshme.

Rama
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në parlament ka rrëfyer negociatat me zyrtarin e PPE në Tiranë mbrëmjen e së hënës dhe refuzimin e Lulzim Bashës të draftit që ata paraqitën për zgjidhjen e ngërçit politik.
 
Rama tha se e pranuam menjëherë platformën që ata paraqitën, ndërsa u propozua edhe shtyrja e zgjedhjeve dhe prekja e qeverisë, ndërsa ka pasur gatishmëri për t'i diskutuar edhe këto pika, por jo pa Vettingun, por sapo është përmendur ligji kryesor i Reformës në Drejtësi, Basha u largua.
  
"Kemi pritur me krahët hapur të dërguarin e PPE, personalitet i lartë Europian dhe një ndër përfaqësuesit më në zë të kancelares Merkel së bashku me Flekeshtain dhe kemi pranuar pak sekondash platformën e kompromosit nga ata, pasi ata kanë shkuar edhe Bashën kanë propozuar një tryezë dialogu.
 
Kemi shkuar në tryezë për të folur pa kushte për të gjetur një zgjidhje dhe aty kemi gjetur për fat të keq miqtë ndërkombëtare dhe jo kryetarin e PD.
 
Një skenë që uroj të mos përsëriten më kurrë, ku palët rrinë në dhoma të ndryshme me asistencë të huaj për të komunikuar.
 
Na janë vënë edhe dy propozimet që ishin jashtë platformës, na është propozuar një shtyrje e datës së zgjedhjeve deri në 16 korrik dhe mundësia për të prekur qeverinë në poste kyce me sektorë ku mendohet se mund të ketë influencë qeveria mbi zgjedhjet.
 
Përgjigja ime ka qenë e qartë, nuk kam thënë po nuk kam thënë jo, por jemi të hapur ta diskutojmë, por jo pa Vettingun.
 
Vettingu është arsyeja pse është gjymtur parlamenti dhe pse është ngritur çadra dhe pse PD nuk shkon në zgjedhje dhe arsyeja e betejës për të reformuar drejtësinë.
 
Nuk ka zgjatur shumë dhe dëgjuam që Basha iku
" deklaroi Basha.


 
Basha: Zgjedhje pa opozitën s'do ketë as pas 100 vitesh
Por ndryshe mendon kreu i opozites, Lulzim Basha. Në daljen e parë për media për ditën e sotme Basha tha: “I bëjnë analistët ato, qëndrimet tona i keni, qëndrimi i djeshëm është i djeshmi i sotmi dhe i nesërmi. Zgjedhje pa opozitën nuk ka për të patur më në Shqipëri, as sot as këtë vit as pas 10 vitesh as pas 100 vitesh. Gjenerata e re e shqiptareve nuk do të pranojë më vendosjen e monizmit as në Kavajë as në Shqipëri. Nuk do të ketë proces votimi monist, kryeqytetin e demokracisë që rrëzoi monizmin, nuk do rivendoset monizmi i diktuar nga krimi dhe prej andej në gjithë Shqipërinë do të çlirohet nga diktatura e krimit, nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, lajm këtu nuk keni se këtë them përditë”. 
Prononcimi i bë pasi Basha takoi Presidentin e vendit, Bujar Nishani.

Rama: Do të regjistrojmë kandidatët, do shkojmë në zgjedhje
Rama u shpreh i vendosur se në datë 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare, ndërsa do të krijohen të gjitha kushtet për partitë që do të marrin pjesë.

Kryeministri tha se do të respektojë afatin për regjistrimin e kandidatëve pasnesër në KQZ, kur është edhe afati i fundit.
 
"Pasnesër skadon afati për kandidatët e 18 qershorit, ne do të respektojmë afatin dhe do të reskeptojmë edhe ditën dhe datën e përcaktuar nga Presidenti për të shkuar përpara popullit për të marrë me votë gjykim e tij për këtë mandat që po shkon drejt mbylljes.
 
Me vjen mirë që edhe njëherë provuam, jo me fjalë, por me fakte se cka kemi thënë se jemi të gatshëm për dialog pa kushte, është e sinqertë dhe e vërtetë.
 
Ne vazhdojmë që të mendojmë që e mira do të ishte që partitë të shkojnë para popullit
 
Dhe ndërkohë që jemi angazhuar për një proces zgjedhjesh të lira për të gjithë ata që do të marrin pjes
ë" tha Rama.
 
Presidenti, Rama: Presim kompromisin e PD
Edhe raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit pritet që të digjet, pasi kryeministri deklaroi sot se janë në pritje të konsensusit të opozitës.
 
"Sot është raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit, kemi qenë dhe jemi besnikë të asaj linje që kemi deklaruar, se duam një President për të gjithë shqiptarët dhe do të ishim të dëshiruar që PD të merrte pjesë në këtë proces.
 
Prandaj e kemi përshëndetur pikën e parë të platformës së negociatorëve të dërguar nga PPE për një president sa më konsensual.
 
Por mesa duket nuk është e mundur të parashikohet kur PD do të rikthehet në rrugën e arsye
s" deklaroi Rama.
 
  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg