
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Britanisë ku do të takohet edhe me homologun britanik Rishi Sunak. Kreu i qeverisë ka dhënë një intervistë për “Today” të BBC Radio 4, këtë mëngjes.
Gjatë kësaj interviste, Edi Rama dënoi retorikën e përdorur nga politikanët e vendit ndaj emigrantëve shqiptarë në Britani.
“Ashtu si Britania nuk është James Bond apo Mr. Bean, edhe nuk jemi vetëm “Taken”, u shpreh Rama duke iu referuar filmit të Liam Neeson ku shqiptarët portretizohen si trafikantë të qenieve njerëzore.
‘Kështu, ne jemi këtu si një komunitet i rëndësishëm dhe japim kontributin tonë me shoferë, kuzhinierë, profesionistë të sektorëve të ndryshëm, ndërtim, madje edhe këndojmë për ju djema! Nuk është thjesht çështja të mbërriturve me gomone. Është një çështje komplekse e cila lidhet me aspiratat e tyre për një jetë të sigurt në këtë pjesë të botës.
Nuk jam këtu për të komentuar ligje të cilat kanë ndezur opinionin tuaj publik dhe debatin këtu. Jam këtu për të provuar dhe për të kaluar mesazhin se Shqipëria është një vend tejmase i bukur, po rritim turizmin, dhe më shumë britanik, europianë po vizitojnë vendin tonë.’- tha ndër të tjera Rama.
Lajmi kryesor:
Vizita zyrtare në Britani/ Sunak: Bëmë progres në ndëshkimin e emigrimit të paligjshëm! Rama: Duam të sigurohemi që komuniteti ynë ndihet i sigurt
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që Kosova të pranojë propozimin e Ramës për Asociacionin?
-
Po
61.2%
-
Jo
29.4%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1258
Lajme të tjera
-
Rama inspekton punimet në aksin Thumanë Kashar: Deri tani janë realizuar 40% e punimeve, përmbushen parametrat e sigurisë rrugore
9 Qershor, 11:48
-
REL: Drafti i Edi Ramës për Asociacionin e komunave serbe në veri të Kosovës, tekst serioz për BE-në
9 Qershor, 11:29
-
Rally Albania 2023, Rama: Promovon traditën më të mirë me kulinarinë fantastike dhe mrekullisë së rivierës sonë
9 Qershor, 08:16
-
Kësaj here nuk ka rënë, Joe Biden bën gafën e radhës! Rishi Sunak nuk mban dot të qeshurën (VIDEO)
9 Qershor, 07:44
-
Sunak viziton për herë të parë SHBA-të, marrëveshje me Biden për thellim të bashkëpunimit ekonomik
8 Qershor, 22:25
-
Drafti i Ramës për Asociacionin në Kosovë, deputeti i PDK: Të prezantohej në mbledhjen e përbashkët të qeverive! Mos ta përdorin për patriotizma me shqiponjë
8 Qershor, 21:20
-
Emigrantët shqiptarë në Britani, ambasadori britanik: Të rinjtë të mos shkatërrojnë jetën e tyre prej reklamave në Tik Tok! Aplikoni për viza pune
8 Qershor, 21:14
-
Mero Baze: Ata që 'vigjilojnë' ndaj Edi Ramës, për Kosovën
8 Qershor, 19:45
-
Opozita kundër draftit për Asociacionin! Berisha: Rama ‘vasal’ i Vuçiçit! Meta: Veprimet e njëanshme acarojnë më shumë! Vasili: Ta urrejmë këtë besprerë
8 Qershor, 19:42
-
Kompania 'Ryanair' do të operojë në aeroportin ‘Nënë Tereza’, Rama: Vulë që i vihet një vendi i cili kthehet në destinacion global
8 Qershor, 19:06
-
UT nderon me ‘doctor honoris causa” Federica Mogherinin! Kolegji i Evropës shpejt me kampus në Tiranë, Rama: E jashtëzakonshme, para disa viteve s’imagjinohej
8 Qershor, 17:56
-
The Economist: Shqipëria nuk është më një shaka e keqe ballkanike
8 Qershor, 17:46