Ramadani i portokallisë
fiton një udhëtimin në cift

Ramadani i portokallisë<br />fiton një udhëtimin në cift
Ledio Lako, i cili është bërë shumë i njohur me rolin e Ramadanit dhe të Kapos, ka qenë më fatlumi në lotarinë që u hodh për gjithë stafin e TCH, gjatë festimit të ditëlindjes në përkujtim krijuesit të Top Media, Dritan Hoxha.

Në lotarinë u përfshinë 700 të pranishëm dhe çmimin për një udhëtim turistik çift në Budva e fitoi Ledio.

Bëhet fjalë për një fundjavë në hotelin me 5 yje “Splendid”, në Budva. Ndërkohë që nuk dihet se me kë do shkojë Ledio në këtë udhëtim, sepse ai prej kohësh është pa të dashur.

Pasi i dha fund lidhjes së tij disi të gjatë nga e dashura e tij balerinë, aktori ka pohuar gjithmonë në media se vazhdon të jetë “single”.

Gjatë verës së kaluar, ai u angazhua dhe në teatër, ndërsa interpretoi në tragjikomedinë me titull “Kolonel Zogu” në teatrin e Elbasanit “Skampa”. Për fansat e “Portokalli-së”, ai ka bërë shumë publik për vete me personazhin e Ramadanit, edhe pse identifikimin në “Portokalli” e ka marrë nga personazhi i Kapos.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë