Një nga sulmuesit më të kërkuar të momentit në Evropë Ramadel Falcao ka qetësuar drejtuesit e Atletikos së Madridit se këtë edicion nuk do të largohet.
Kolumbiani është në qendër të shumë ekipeve në Europë. Reali i Madridit dhe Çelsi janë në pole - position për të siguruar shërbimet e sulmuesit.
Madrilenët janë të gatshëm për të hyrë në negociata me Atletikon, po ashtu edhe Abramovic që mund të bëjë një çmenduri në merkato.
Vetë sulmuesi ka deklaruar se për momentin ndihet shumë mirë. "Unë jam një futbollist i ekipit të Atletikos të Madridit dhe këtu ndihem shumë mirë. Për momentin nuk e mendoj largimin, në të ardhmen nuk e di se cfarë mund të ndodh. Ndihem shumë mirë që disa nga ekipet më të mëdha në Botë interesohen për mua. Por objektivi im aktual është që të shënoj sa më shumë" përfundon Falcao.
/Shqiptarja.com