Kryeministri Edi Rama ka treguar bisedën me kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili i ka bërë të qartë se do ta cojë për të parë vetëm teatrin që e kanë bërë donatorët. Në këtë mënyrë i kishte kërkuar fonde për pallatin e Sportit.
Rama e krahasoi me Përmetin se këta marrin më shumë fonde. Sa i përket pedagogëve që protestojnë, Rama i kërkon që Golemi t’i marrë e t’i mësojë se si të merren me fonde që rrogën ta përdorin vetëm për shpenzime të vogla.
“Ka doktorë që janë të mirë kur marrin votat pastaj ngelen kurse doktori juaj këtu është gjirokastrit në kuptimin e mirë të fjalës. Më fal tha se të jam qepur. Këtë këmishën e ke parë nga unë, por nuk të shkon. Ose jo, e ke lënë jashtë se të është rritur barku pak. Duhet ta përgëzoj sic bëra me Almën dje në Përmet. Ti the ju keni më shumë bletë, por puna është se ata janë më të organizuar. Keni më shumë mjaltë, por ata janë më të organizuar. Marrin më shumë fonde. Ju mjaltin e bëni dhe e mbani fshehurazi. Jo aq sa Alma por më shumë se të tjerët, bashkia e Gjirokastrës janë shembull për të marrë fonde. Do t'i lë amanet pedagogët e foltores, thuaj hajde t’ju mësoj si merren fonde me projekte që rrogën ta keni për shpenzime të vogla.Më tha dje, te pallati i Sportit nuk të coj dot, e ke lënë ti keq. Tek teatri që e kam rregulluar me donatorët tha hajde. Më tha po deshe të vish te pallati i Sportit, më jep lekët. Fondin e pallatit të Sportit do e marrë menjëherë se ekipet kur të bëjnë ndeshjet e ekipit të qarkut me ata të Tërmetit, t’i bëjnë në pallat sporti. Bëj kujdes arbitrin kur të luash me Tepelenën”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama kritika BE: S’mund të na thoni se amnistia fiskale është për krimin! Emigrantët që punojnë ditë e natë janë kriminelë?
A.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.5%
Vota total: 1018
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Tentoi të trafikonte drejt Greqisë një pako me kokainë, në pranga 64-vjeçari në Gjirokastër! E kishte fshehur te kroskoti
29 Mars, 10:10
-
Roland Bejko, modeli i zyrtarit që e ka nderuar Partinë Demokratike
29 Mars, 09:25
-
Ankimimi i Alibeajt për siglën dhe logon e PD, Kolegji Zgjedhor vendos nesër për regjistrimin e koalicionit Meta-Berisha
29 Mars, 08:24
-
Kandidati i PD për Bashkinë e Korçës u tërhoq nga gara bashkë me këshilltarët, akuza Alibeajt: Ndryshoi listën për Këshillin Bashkiak para se ta dorëzonte në KQZ, nuk na informoi
29 Mars, 07:27
-
Instituti Piepoli e Report Tv vijnë sonte me sondazhin e parë për 14 Majin, në orën 21:00 në ‘Repolitix’! Kush është lideri i vërtetë i opozitës, kush fiton në Tiranë e shumë të tjera
29 Mars, 06:59
-
Përçahen demokratët e Berishës në Sarandë, kryesia kundër Rithemelimit për renditjen e këshilltarëve bashkiakë: U caktuan nga Tirana, vendosën më lart emrat e Metës
28 Mars, 22:17
-
14 kandidatë të PD-së në zgjedhjet e 14 majit, Logu: Të tërhequrit nuk e panë me vend kandidimin! Meçe: Maskaradë e Berishës! Caca: Grupimi i Alibeajt ka kapitulluar
28 Mars, 21:40
-
U sulmua nga mediat e mbështetësit e Berishës, reagon Roland Bejko: Në cilën bordero i paguan Foltorja gjithë këta njerëz?!
28 Mars, 20:25
-
'14 maji'/ Berisha prezanton kandidatin e Metës në Kuçovë! Lefter Maliqi nuk përmbahet: Njerëzit do therin dashin para këmbëve të mia
28 Mars, 20:01
-
Mero Baze: Berisha ka shitur gjithë listën tek Ilir Meta/j, duke e trajtuar si pasardhës të tij
28 Mars, 19:40
-
Ylli Pata: Në këpucët e Ilir Metës!
28 Mars, 19:29
-
Meta takim me strukturat e PL-së: Përballë kemi pushtet të korruptuar që nuk di të qeverisë! Gjysmat e ministrave i ka në burg, të tjerëve u kontrollohen shtëpitë
28 Mars, 18:57