RAMALLAH (Territoret Palestineze), 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Një zyrtar palestinez u vra sot si pasojë e përplasjeve me ushtarët izraelitë gjatë një manifestimi në Cisjordani, bënë të ditur burime mjekësore dhe të sigurisë.
"Ziad Abou Ein, i ngarkuar me çështjen e kolonizimit në Autoritetin Palestinez, humbi jetën pasi u godit në gjoks nga ushtarët gjatë një manifestimi në rajonin Turmus Ayya, pranë Ramallahut", theksoi një burim i sigurisë palestineze./ /ec/ A.JOR.