TIRANË- Qeveria nuk do të financojë më studentët ekselentë për të studiuar jashtë vendit. Në ceremoninë e dhënies së medaljeve të arit, për nxënësit që kanë mbaruar gjimnazin me 10 absolute, Rama ka bërë me dije që mbështetje do u japin vetëm ekselenëtve që do të vazhdojnë shkollimin në Shqipëri.

Kreu i qeverisë tha se financimi do jetë për nga 200 deri në 400 studentë, me pagë minimale 34 mijë lekë, të cilët në momentin që futen në sistemin e financimit do u ndalohet marrja e diplomës për tre vite, si në degën e mjekësisë, degët prioritare apo edhe degë të tjera. Pas mbarimit të studimeve, ata do jenë të detyruar të punojnë në Shqipëri dhe pas tre vitesh do t’u jepet diploma dhe mund të largohen jashtë nëse do kenë dëshirë.

Rama theksoi se nuk do të lejojnë më në asnjë mënyrë që studentët shqiptarë, të cilët financohen me taksat e tatimpaguesve shqiptarë të larohen dhe të mos japin asnjë kontribut për atdheun.

"E kuptoj që të studiosh në ato universitete, më të mira të botës do të thotë që të hysh, me garancinë se kur del do të të vijnë të ët kërkojnë kompani dhe studio prestigjioze avokatie dhe sisteme të tjera duke të ofruar punë. Se kshu është kur je në majë. Por, të firmosësh një marrëveshjeje me shtetin tënd për ti marrë para nga taksat, një numri të madh prindërish dhe të thuash që do shkoj të studioj dhe do kthehem, dhe jo vetëm të mos kthehesh por as mos të kujtohesh të bësh një letër dhe të vihesh në dispozicion, duke thënë e kam të pamundur të kthehem, se më mori jobs në punë, por jam në dispozicion, kjo është shumë e tepërt dhe boll. Ne nuk do financojmë studime jashtë, por do financojmë ufot këtu, ata si ju, apo të tjerë me të gjitha kriteret dhe do vejmë financim të konsiderueshëm, jo duke dhënë një bursë, por pagë minimale, për çdo student që është i këtij niveli. Tek mjekësia, tek degët prioritare do fokusohemi, dhe nga 20, do financojmë nga 200-400. Duke parë edhe mesataren që ka qenë, do japim pagë për çdo njërin, por ata që futen në sistem s’do marrin diplomë para tre vjetësh, që do të thotë je mjek, do punosh tyre vite këtu, pastaj do marrësh edhe diplomën dhe je i lirë të shkosh jashtë", tha Rama.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në ceremoninë e dhënieve të medaljeve të arta për nxënësit ekselentë, ka thënë se këtë vit numri i ekselentëve që kanë qëndruar për studime në Shqipëri është më i lartë se krahasuar me një vit me parë. Konkretisht, këtë vit 87% e studentëve ekselentë kanë qëndruar për të studiuar në atdhe, në krahasim me 80% që ishin një vit më parë.

Me medalje ari nuk do të shpërblehen vetëm nxënësit ekselentë. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi tha se sëshpejti do të japin certifikata dhe medalje edhe për të rinjtë ekselentë në kodim, sport apo edhe në fusha të tjera.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:51
Muzhaqi motivon studentët: Mos lejoni asgjë t'iu pengojë në realizimin e ëndrrës tuaj! Së shpejti certifikata dhe medalje për të rinjtë ekselentë në kodim e sport

 

Ministrja për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi, në ceremoninë e dhënies së medaljeve të arta për nxënësit ekselentë ka bërë me dije se së shpejti do të jepen certifikata dhe medalje edhe për të rinjtë ekselentë në fusha të tjera, siç janë kodimi, sporti.

Muzhaqi pati edhe një mesazh për të gjithë të rinjtë, e cila i motivoi ata që të mos dorëzohen në rrugëtimin e vështirë që kanë përpara, por të luftojnë fort për të arritur ëndrrat e tyre dhe mos të lejojnë asgjë dhe askënd që t’i pengojë.  

“Të jesh ekselentë është shumë e vështirë, jo të jesh ekselent vetëm me nota, por një pjesë shumë e madhe prej jush jeni ekselentë në shumë fusha, sporte, art, në të qenurit qytetarë dhembi të gjitha kjo mbetet detyra juaj kryesore. Nëse do ju jepja vetëm një këshillë Fakti që sot keni mbaruar gjimnazin dhe jeni duke ndjekur ëndrrën duhet ta mbani patjetër atë xixëllimën ndezur dhe shpresën gjallë. Çdo rrugëtimin ka vështirësitë e veta, ndonjëherë edhe do pengoheni do rrëzoheni, por e rëndësishme për ju është që të jeni gjatë gjithë kohës të motivuar për të mos lejuar asgjë që t’u pengojë sfidën dhe rrugëtimin drejt ëndrrës tuaj. Nëse arrini të bëni këtë, gjithmonë do mund të jeni më të dalluarit më të talentuarit. E kemi parë që të rinjtë shqiptarë edhe ata që janë në Shqipëri edhe ata jashtë, rastis që janë të parët, nuk është koincidencë është punë, përgatitje. Është nga të paktat raste kur emocionet më kaplojnë kur flas, është kënaqësi të kemi një sallë të mbushur tej për tej me maturantë ekselentë. Ku japim këto certifikata dhe medalje është nga ditët më të bukura, por jam e lumtur që tani e tutje s’do japim certifikata vetëm për maturantët e dalluar, por sëshpejti do kemi certifikata dhe medalje për të rinjtë sportisë të dalluar, ata që marrin pjesë në ekipe sportive, të rinjtë kodues”, tha Muzhaqi.

Ora 17:09
Ministrja e Arsimit: Këtë vit është rritur numri i ekselentëve që po studiojnë në Shqipëri

 

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në ceremoninë e dhënieve të medaljeve të arta për nxënësit ekselentë, ka thënë se këtë vit numri i ekselentëve që kanë qëndruar për studime në Shqipëri është më i lartë se krahasuar me një vit me parë.

“87% e studentëve ekselentëve janë këtu, krahasuar me 80% që ishin një vit më parë. Tregon që politikat tona po i japin rezultatet e tyre. Po punojmë për ndërkombëtarizmin, programe mësimi të përbashkëta. Për ti dhënë vlerë diplomës tuaj, që prindërit të mos harxhojnë shumë para për shkollim tuaj, por mbi të gjitha Shqipëria të mos rrezikojë që t’iu ketë larg.

123 të rinj e të reja, fitues të medaljeve të arta dyfish me vitin e kaluar. Këtë vit kemi ndryshuar kriteret për ata që fitojnë medaljen e artë. Këtë vit kemi vendosur që jo vetëm provimi me zgjedhje të jetë 10, por një nga katër provimet. Qëllimi është se ju nuk jeni thjesht krenari për ne, ju jeni model frymëzimi për të shokët, të rinjtë, të vegjlit që duan të bëhen si ju.

Të dashura vajza edhe këtë vit e keni treguar pozicionin tuaj, nga 123 të rinj e të reja, sot kemi 88 vajza të shkëlqyera dhe 35 djem. Kjo e shpjegon faktin pse ka 75% gra dhe vajza, kjo falë vullnetit të kryeministrit, por edhe punës që bëjnë vajzat.

Më rezulton që 58 studiojnë mjekësi e përgjithshëm. Jam e kënaqur që po përshtaten me tendencat që ka tregu i punës, 30 të rinj që studiojnë për inxhinieri e informatike, kemi art dinajz, financave, drejtësi marketing”, tha Kushi.

Ora 17:05
Rama frymëzon të rinjtë me shembullin e Ermonela Jahos: Sot është protagoniste në skenat e mëdha! Ata që nuk e morën dikur seriozisht, sot nuk njihen

 

Në një takim me maturantët me mesatare 10 absolute, të cilët morën sot medalje ari, për të frymëzuar të ndjekin gjithnjë ëndrrën e tyre, Rama solli shembullin e artistes së madhe, Ermonela Jaho. I gjithë mundi dhe sakrifica e artistës për t'u ngjitur në të gjitha skenat e botës e për të qenë, pa ekzagjërim një protagoniste, kreu i qeverisë i simbolizoi si një ëndërr me sy hapur që të gjithë, me vendosmëri dhe këmbëngulje mund t'ja dalin për të realizuar karrierën e tyre. 

'Besoj që e keni dëgjuar Ermonela Jahon, ajo ka bërë karrierë të paimagjinueshme, duke qenë protagoniste në të gjitha skenat e botës. Kur ajo studionte në një lice artistik, nga një familje shumë e varfër, askush se merrte seriozisht. Kur ajo thoshte unë do këndoj në ‘La Scala’, normalisht se morën seriozisht, e pra atyre që se morën seriozisht nuk iu njihet emri, kurse ajo këndoi atje. Epo ta dini se çfarë ka bërë ajo për të triumfuar dhe për të qenë në majë për moshën që ka, përpjekjet, disiplina, stërvitja fizike, lotët përplasjet e kokës pas muri, rrëzimet e ri ngritjet janë një film tjetër. Nëse jeni të gatshëm ta realizoni këtë film që dëshironi ju uroj shumë suksese.'- tha Rama