Ramazan Bogdani: Dita e verës të
festohet edhe me ritualet folklorike

Ramazan Bogdani: Dita e verës të<br />festohet edhe me ritualet folklorike
Ish-Instituti i Folklorit, që sot përfshihet brenda Institutit të Antropologjisë (QSA), ka thesare dhe vëllime të tëra librash me rituale nga dita e verës, ku një kontribut të madh ka dhënë etnologu Qemal Haxhihasani, pohon studiuesi dhe etnografi i njohur Ramazan Bogdani. Sipas profesor Bogdanit festa e Ditës së Verës është një nga traditat më të rëndësishme, jo vetëm të vendit tonë, por mbarë Ballkanit”.

 Profesor Ramazan Bogdani ia dedikon ruajtjen e këtyre traditave kryesisht Elbasanit, pa mohuar edhe disa zona të tjera të Shqipërisë që kanë ruajtur të gjitha ritualet, duke çmuar faktin që populli shqiptar i ka përcjellë përmes folklorit këto tradita nga brezi në brez.

“Në komunizëm nuk thuhej me zë që festa e ditës së verës nuk duhej të festohej, por nënkuptohej si një traditë që duhej të lihej e anashkaluar, megjithatë populli e festonte fshehtas sipas mënyrës së tij, ku mblidheshin lakrat e egra, 14 lloje lakrash për të bërë byrekë apo piet me to, ngjyroseshin vezët me lëngun e cipës së qepës, lyheshin shtëpitë me gëlqere, etj, viheshin veroret. Këto tradita të përgjithshme dhe disa rituale si ndezja e zjarreve, bëheshin në të gjithë Shqipërinë, pohon prf.Bogdani, ku si studiues i etnografisë ai ka njohur dhe vlerësuar këngë e valle të veccanta që i kushtohen ditës së Verës.

Profesor Bogdani e vlerëson rikthimin si festë zyrtare kombëtare, të Ditës së Verës, ku përfshihen edhe koncerte, por ai tërheq vëmendjen për rikthimin e pasurisë së traditës folklorike në këto manifestime. Për profesor Bogdanin rikthimi i koncerteve folklorike duke ruajtur identitetin kombëtar do të ketë një vlerë të madhe për t’i dhënë sa më shumë origjinalitet dhe identitet kombëtar kësaj feste duke e dalluar nga të tjerat.

Dita e Verës e ka zanafillën si festa e ripërtëritjes së natyrës dhe e vazhdimësisë së jetës. Ajo sot festohet kombëtarisht si e tillë, por kulti i kësaj dite të shenjtë ka qenë që në lashtësi në trevat e Elbasanit, pasi në këto anë ndodhej faltorja e Zanës së Çermenikës, adhurimi për të cilën u përhap në të gjithë Ballkanin.  

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt

Noizy në kërkim nga autoritetet e Kosovës, Stresi tregon si nisi sherri: Ai na shan nga familja, unë nuk jam servili i askujt