Ramës e Tahirit: Mbani përgjegjësi
 për dramën që më keni shkaktua

Ramës e Tahirit: Mbani përgjegjësi<br /> për dramën që më keni shkaktua
TIRANE - Aktori i njohur i humorit Erand Sojli ka shkruar një mesazh që i drejtohet Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ku u thotë se ata do të mbajnë përgjegjësi për dramën që u kanë shkaktuar fëmijëve të tij. Bëhet fjalë për një problem që familja e aktorit ka hasur pasi ka dashur të festojë vitin e ri jashtë Shqipërisë, por njëra nga vajzat nuk është lejuar të kalonte për shkak se i kishte skaduar pasaporta.
 
“Edi Drama dhe Tahir Shyqyr… Do të mbani përgjegjësi për dramën e shkaktuar fëmijëve të mi. Një pasaportë që skadon në 2019-ën skadokërka kur t’i teket kryeministrit dhe qeverisë. Si qytetar i kësaj republike meritoj të njoftohem personalisht, ashtu siç shteti hyn në llogaritë e mia për të rrëmbyer taksat duhet të më njoftojë kur të ma nxjerrë jashtë funksionit pasaportën. Nëse ti gabon o shtet, çfarë duhet të bëj unë? As Enver Hoxha nuk i ka ndarë dy fëmijë kur i çonte në internim. Kush ma paguan dëmin psikologjik të vajzave që ishin pergatitur të festonin bashkë Vitin e Ri? Shteti im. Penalizon pa asnjë arsye dhe nuk mban asnjë përgjegjësi. Unë jam një qytetar që nuk shikoj televizor, dhe nuk lexoj gazeta. Jam një prind që bëj të pamundurën për të rritur të lumtur fëmijët e mi në vendin që i ka caktuar Perëndia. Bëj të pamundurën që të rris qytetarë të denjë për të ardhmen. Por a meriton ky shtet të ketë qytetar të bindur?????? Kush psikolog do kishte aftësinë t’i shpjegojë vajzave të mia mekanizmin e funksionimit të ligjit kur ligjerisht me fakte mban në dorë një pasaportë që skadon në 2019????? Përse nuk lajmërohemi personalisht ashtu siç përgjigjemi penalisht edhe për mospagim taksash dhe për moskallëzim krimi. A ka bërë shteti im sot krim duke ndarë motrat me njëra-tjetrën??? Mund të bëjmë pasaportë tjetër po tronditjen dhe lotët e dy fëmijëve kush i paguan? Kush do na çdëmtojë?”

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë