Ndërkohë që në Kosovë po zhvillohet një debat i nxehtë përsa i përket çështjes së rishikimit të territorit me Serbinë, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj do të vizitojë Shqipërinë.

Ditën e nesërme Haradinaj do të vizitojë Bashkinë e Vlorës, ku edhe do të zhvillojë një sërë aktivitetesh.

Sipas agjendës së tij, Haradinaj do të takohet fillimisht me kryebashkiakun Dritan Leli, do të vizitojë Monumentin e Pavarësisë, do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit, Haradinaj do të vizitojë edhe Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë në Vlorë.

Ajo që vihet re agjendë është mungesa e një takimi zyrtar me homologun e tij, kryeministrin Rama. Nuk dihet ende nëse do të ketë një takim informal mes dy kryeministrave.

Agjenda e Haradinaj:

ORA:  11:00 – 11:30-Vizitë në Bashkinë e Vlorës, takim me kryebashkiakun, Dr. Dritan Leli;

ORA: 11:30 – 11:40- Vizitë Monumentit të Pavarësisë;

ORA:  11:50 – 12:00-Vendosja e kurorave me lule pranë varrit të Ismail Qemalit;

ORA: 12:10 – 12:30- Vizitë në Muzeun Historik;

ORA: 12:40 – 12:55- Vizitë në Muzeun e Pavarësisë.