Ramush Haradinaj zgjedh një vend të veçantë për të ndjekur koncertin e Rita Orës

Ramush Haradinaj zgjedh një vend të veçantë për të ndjekur koncertin e Rita Orës

Ramush Haradinaj

 Në koncertin e Rita Orës nuk ka munguar as kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka vendosur ta ndjekë koncertin nga një pikë kyçe e qytetit, nga ajo e tarracës së Bashkisë së Tiranës.

Ai ka qenë i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Haradinaj ka ndarë me miqtë e tij emocionet nga performanca e këngëtares me origjinë kosovare, Rita Ora.

“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë me krenari prania e sontme në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”- është shprehur ai.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë